Të rinjtë nismë nën logon "I love Partizani"
Të rinjtë e kryeqytetit tentojnë të rimëkëmbin potencialin e humbur të Ekipit të futbollit Partizani, po ashtu të rigrupojnë edhe dashamirësit e skuadrës. Një grup gjimnazistësh nga Ismail Qemali në kryeqytet, nën logon "I love Partizani", kanë ndërmarrë një nismë për të ringjallur dëshirën sportive tek të rinjtë, po ashtu edhe fansat e këtij klubi. Me këtë qëllim, djem e vajza, janë drejtuar tek gjimnazi Partizani, për të bashkuar edhe nxënësit e kësaj shkolle në këtë lëvizje. Inisiatorët e lëvizjes "I love Partizani", u kanë dhuruar moshatarëve të gjimnazit me të njëjtit emër në kryeqytet, rreth 100 bluza me simbolet e ekipit të të kuqve dhe i kanë ftuar ata të bëhen pjesë e clubit Red Funs. Inisatorë e lëvizjes janë shprehur se kanë dëshirë ta shtrijnë këtë aktvitet, jo vetëm nëpër shkollat e kryeqyteit, por edhe në rrethe.