MEICO “fshehu” incidentet në Gërdec
• Në listën e gjatë të ndodhive, që mund të konsiderohen paralajmërim për tragjedinë e Gërdecit, një prej tyre konsiderohet si ngjarja më serioze.
Trazhgim Sokolaj
Incidenti ka ndodhur në muajin gusht 2007, ndërsa që atëherë ndërmarrja shtetërore MEICO, e ngarkuar nga Ministria e Mbrojtjes për zbatimin dhe mbikëqyrjen e rregullave të sigurisë e ka fshehur këtë rast. Një makineri e grumbullimit të barutit nga fishekët ishte tejmbushur gjatë punës, pasi ena grumbulluese nuk ishte ndërruar. Ajo mori flakë dhe shpërtheu gjatë turnit të natës. Çatia e fabrikës së Mihal Delijorgjit, në zonën ku ndodhej makineria mori flakë, ndërsa incidenti përfundoi pa të lënduar në njerëz. Dëmet e shkaktuara u rikuperuan shpejt. Të nesërmen puna vazhdoi normalisht sikur të mos kishte ndodhur asgjë e rrezikshme. Ata që mësuan për këtë incident, ishin një grusht prej rreth 20 punëtorësh që u ndodhën në fabrikë në kohën kur ndodhi ngjarja. Të nesërmen e incidentit, punëtorët e tjerë që ishin angazhuar në demontimin artizanal të municioneve gjatë ditës, panë të mbërrinin në fabrikë tre specialistë, dy shqiptarë të ndërmarrjes MEICO dhe një amerikan që besohet se ka qenë i kompanisë “Southern Ammunition Company”. Ata kanë bërë disa verifikime sipërfaqësore në seksionin e fabrikës ku kishte ndodhur shpërthimi, kanë marrë kontakt me një numër të kufizuar punonjësish, me drejtuesit e fabrikës dhe janë larguar. Me kaq ngjarja është “harruar”, për t’u rikthyer në kujtesën e punëtorëve të fabrikës vetëm pas katastrofës së ndodhur mesditën e 15 marsit, kur shpërthime të njëpasnjëshme zhdukën nga faqja e dheut ish-repartin ushtarak, bashkë me 24 jetë njerëzish dhe plagosën rreth 300 persona të tjerë. Ish-punëtorë të fabrikës, por edhe banorë të zonës denoncuan publikisht pas tragjedisë faktin se, në fabrikë edhe më parë ka pasur incidente që janë harruar në mënyrë misterioze.
Abuzimet e MEICO
Ndërmarrja MEICO, veprimtaria e të cilës është në hetim nga Prokuroria pas tragjedisë së Gërdecit, dyshohet se është përfshirë në abuzime gjatë aktivitetit të saj në marrëdhënie me fabrikën e çmontimit, në pronësi të Mihal Delijorgjit. Mungesa totale e kontrollit për zbatimin e rregullave të sigurisë, furnizimi i mbingarkuar me municione dhe mbi grafikun e përcaktuar, duke u bërë shkak për grumbullime mbetjesh baruti e djegoresh në fabrikë, janë dokumentuar tashmë nga Prokuroria. Organi i akuzës, duke iu referuar dëshmive të punëtorëve të fabrikës në pronësi të firmës “Alb Demil”, ka dokumentuar edhe një tjetër abuzim, në të cilin po hetohet përfshirja e ndërmarrjes “MEICO”, dhe drejtuesve të saj. Bëhet fjalë për “fshehjen” e disa incidenteve të ndodhura në fabrikën e çmontimit në Gërdec, të cilat nuk ka të dhëna se janë lajmëruar nga MEICO. Kjo e fundit me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes, ngarkohej me administrimin e ish-repartit ushtarak, ku u ngrit fabrika e demontimit si dhe me mbikëqyrjen e rreptë të zbatimit të rregullave të sigurisë. Punëtorët e fabrikës, të pyetur në cilësinë e dëshmitarëve të ngjarjes thonë para prokurorëve se, pas incidentit të ndodhur në gusht 2007, në fabrikë ishte bërë një “vizitë” kontrolli. Dokumentet e gjetura nga grupi i hetimit në Gërdec e konfirmojnë këtë fakt. Mirëpo në zyrat e ndërmarrjes MEICO, nuk ka asnjë urdhër shërbimi për dërgimin e punonjësve të saj për kontrolle në fabrikën e Gërdecit. “Në zyrat e ndërmarrjes, duke përfshirë edhe atë të ish-drejtorit Ylli Pinari, i arrestuar tashmë, nuk ka asnjë raport të hartuar pas ndonjë kontrolli në Gërdec”, thonë burimet e akuzës. Sipas tyre edhe në Ministrinë e Mbrojtjes konfirmohet se, ndërmarrja MEICO nuk kishte dërguar asnjë informacion, raport apo lajmërim për incidentet e ndodhura më parë në fabrikën e Gërdecit, të cilat nëse do të merreshin në konsideratë, ndoshta do të bëheshin shkak për parandalimin e katastrofës së 15 marsit.