Vizitë enigmë e Ari Han në Kinë
• Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han ndodhet në Kinë dhe fundjavën që kaloi ka parë nga afër ndeshjen Pekin-Shandong, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit kinez.
Jetmir Halilaj
Ai është parë në tribunën kryesore gjatë kësaj ndeshjeje dhe në fund është ndalur nga gazetarët. Sipas lajmit të albaniasoccer.com, ky është një sinjal jo fort i mirë nga ana e trajnerit, pasi ai mund të jetë edhe duke biseduar me ndonjë nga klubet kineze për t’i dhënë lamtumirën ende pa filluar mirë aventurës shqiptare. “Trajneri ndodhet në Kinë bashkë me familjen e tij dhe do të qëndrojë atje për disa ditë”, kanë deklaruar përfaqësues zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ata kanë thënë se ndihen të qetë dhe se për ta nuk përbën asnjë problem fakti që ai ka shkuar në vendin e largët. Megjithatë ishin pikërisht përfaqësuesit e këtij institucioni, të cilët thanë se të hënën dhe të martën Han do të shkonte në Reutlinger të Gjermanisë për të inspektuar terrenet ku do të stërvitet Kombëtarja shqiptare në fund të muajit maj. Kuqezinjtë kanë planifikuar dy ndeshje miqësore në fund të muajit të ardhshëm kundër Polonisë dhe kundër një skuadre të Bundesligës 1 gjermane. Megjithatë mbetet mister fakti që Ari Han anulon udhëtimet e tij për të parë nga afër disa nga lojtarët e Kombëtares që luajnë në kampionatin ukrainas, për të bërë një udhëtim qejfi në Kinë. Nuk përjashtohet mundësia që tekniku holandez të jetë duke luajtur me dy porta dhe nëse ai arrin që të sigurojë ndonjë kontratë të majme me ndonjë nga klubet kineze të futbollit, atëherë do të ishte i gatshëm që të prishte kontratën në mënyrë të njëanshme me FSHF-në dhe gjithashtu i gatshëm të paguante dëmshpërblimin. Ari Han ka drejtuar në të kaluarën përfaqësuesen kineze dhe ka pohuar se ditët më të bukura të karrierës së tij si trajner i ka kaluar pikërisht në Kinë. “Atje kam kaluar ditët e mia më të mira si trajner dhe kam përshtypjet më të mira për atë vend. Futbolli atje nuk është shumë i zhvilluar, por gjatë viteve të fundit edhe atje ky sport ka marrë një hov zhvillimi të madh”, ka thënë Han. Ai vazhdon të ketë lidhje në vendin aziatik dhe nuk përjashtohet mundësia që kohët e fundit të ketë marrë ndonjë ofertë joshëse. Aq më tepër që gjërat nuk i kanë shkuar sipas planeve në krye të paniknës kuqezi, pas pezullimit të Shqipërisë nga FIFA dhe UEFA, çka u bë shkak edhe për anulimin e dy ndeshjeve miqësore të muajit mars.
70 mijë euro nga Persepolis
FIFA ka paralajmëruar skuadrën iraniane, Persepolis, se do ta penalizojë me më shumë pikë, nëse nuk paguan ish-trajnerin Ari Han, që aktualisht drejton kombëtaren shqiptare. Persepolis duhet t’i paguajë trajnerit kuqezi një shumë prej 70 mijë eurosh, për ndryshe do të marrë një tjetër ndëshkim nga institucioni më i lartë i futbollit. Lajmin e ka bërë të ditur një nga zyrtarët e lartë të FIFA-s, për një televizion iranian. Në shkurt të vitit 2006, skuadra iraniane, Persepolis, ka zgjedhur si trajner holandezin Ari Han, por disa javë para nisjes së sezonit 2006-2007, klubi ndryshoi mendim. Në këtë moment, trajneri i Shqipërisë i është drejtuar FIFA-s për prishjen e kontratës dhe tani kjo e fundit i ka dhënë të drejtë.
Dede: Trajneri nuk më njeh
Mbrojtësi shqiptar, Nevil Dede është habitur kur ka parë në ekranet e televizionit kinez, gjatë kronikave të ndeshjeve Ari Hanin. “U shtanga. Nuk u besova syve”, tha Nevil Dede për “albaniasoccer.com” duke shpjeguar momentin kur ai pa trajnerin e Shqipërisë duke ndjekur. “Luante Pekin kundër Shandong, që përfundoi 1-1. Trajneri i Kombëtares shqiptare ndodhej në tribunë. Fillimisht mendova se ai ndodhej në Kinë për të ndjekur lojtarë shqiptarë. Pastaj u kujtova që unë jam i vetmi dhe s’kishte shqiptar tjetër që luante në Kinë. Mendova se trajneri do të më kontaktonte, por kam përshtypjen se ai as nuk e di që unë luaj në Kinë. Nëse ai do ta dinte, mendoj se s’do ishte korrekte që ai të vinte këtu e mos interesohej qoftë edhe për t’u përshëndetur”.