E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Shkodër luhet teatër, në Elbasan ka trazira pas humbjes

• Janë luajtur dje dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku thuajse janë përcaktuar dy ekipet që do të përballen me njëra-tjetrën në finalen e këtij kompeticioni.

Vllaznia theu Dinamon 4-0, duke hipotekuar kualifikimin, ndërsa Tirana fitoi në transfertë 3-0 ndaj Elbasanit. Në Shkodër, gjithçka është mbyllur në 45 minutat e para, sipas “skenarit” që ishte parashikuar. Kjo gjysmëfinale e parë mes këtyre dy ekipeve ka humbur bukurinë e vet që para rënies së bilbilit për fillimin e takimit, kur tekniku dinamovit Daja ka hedhur në nxemje një ekip me shumë emra të rinj dhe të panjohur. Vetëm pas 5 minutash lojë ekipi dinamovit ngelet edhe me një lojtar më pak në fushën e lojës, pasi Diop kthehet në një portier dhe prekja e topit me dorë në vijën fatale do të shoqërohej me 11-metërsh dhe karton të kuq për lojtarin. Në këtë gjendje ekipi më 10 lojtarë në fushë do ta kishte tepër të vështirë për të përballur Vllazninë që në këtë takim kishte në fushën e lojës më të mirët e saj. Pavarësisht se tekniku Daja shprehet se kjo nuk ishte një truk, pasi trukimin mund ta kishte bërë edhe me titullarët në fushën e lojës një veprim i tillë i kushtëzuar sipas Dajës nga gjendja jo e mirë e shumë lojtarëve të tij titullarë përkthehet më shkurt “hapje rruge”. Në “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasani ka regjistruar një humbje turpëruese në stadiumin e tij ndaj Tiranës, që jo vetëm që ka fituar thellësisht, por dhe ka bindur me lojën e zhvilluar në 45 minutat e dytë të këtij takimi. Duhet të mbërrinte minuta e 70-të që rezultati të ndryshonte në favorin e Tiranës, që kalon në avantazh me anë të Xhafajt. Tre minuta më vonë kapiteni Ahmataj shkakton 11-metërsh, që kthehet në gol nga ana e Duro. Mesfushori shënon edhe golin e tretë pak minuta më vonë, duke fiksuar shifrat në 0-3. Pas ndeshjes janë regjistruar episode dhune ndaj tifozëve të Elbasanit pa asnjë shkak. Forcat e policisë kanë degjeneruar në shkelma e grushte ndaj një tifozi i cili debatoi me një zyrtarë të lartë të policisë, që ishte me veshje civile. Tifozi është tërhequr zvarrë për 100 metra nga zyrtarë të lartë të policisë së shtetit, të cilët dje për të ruajtur rendin kanë përdorur dhunë pa kriter ndaj tifozerisë vendase të Elbasanit.

Elbasani - Tirana  0-3

Golat: Xhafaj 70’, Duro 73’, 85’ (11-m)
Elbasani: Toçi, Mehmetaj, Sheta, Karçev, Dalipi (Xhafa 46’), Sakaj, Menglevski, Tetova, Ardian Nuhiji, Arben Nuhiji (46’ Bejzade). Tr: K. Alimehmeti
Tirana: Osmani, Sina, Kcira, Hyka, Fortuzi (Arapi 58’), Mohelebi, Fagu, Deliallisi (Çapja 71’), Duro (Hyseni 86’), Xhafaj, Vrapi. Tr: Sulejman Mema.
Kartonë të verdhë: Tetova, Sakaj, Arapi, Vrapi,
Karton i kuq: Ahmataj
Gjyqtarë: Mentor Sopjani, Arjan Mali, Fatmir Elezi

Vllaznia - Dinamo  4-0

Golat: Sinani 3’ (11-m), Kaçi 6’. 21’, Sukaj 45’
Vllaznia: Grima, E. Beqiri, Teli, Delain, Kotrri (Doçi 46’), Hoti, Osja, Nallbani, Kaçi, Sukaj (A. Beqiri 46’), Sinani (Jusufi 46’). Tr: D. Haxhiosmanoviç
Dinamo: Hoxha, Ahmetaj, Ferraj (Sulollari 83’), Çela, Diop, Ishka, Mitraj (Çezmolli 55’), Nezaj (Daja 52’), Peqini, Bejtaj, Pema. Tr: I. Daja
Gjyqtarë: K.Meta, E.Biçaku, S.Avdo (Tiranë)
Karton i verdhë: Nallbani
Karton i kuq: Diop

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›