Shkaku i shpërthimit, ndoshta nga saldimi pranë depozitës së barutit
• TIRANE – Dëshmitarë që ndodheshin brenda në fabrikën e çmontimit në Gërdec, në kohën kur ka ndodhur tragjedia, kanë pohuar për Prokurorinë se shkaku fillestar i shpërthimit ka qenë një karrocë
metalike, me të cilën po transportohej barut, menjëherë pasi një pjesë e saj ishte salduar. Prej temperaturës së lartë të shkaktuar nga saldimi, baruti i hedhur në karrocë dyshohej se kishte marrë flakë duke hedhur në erë gjithë fabrikën e Gërdecit, bashkë me predhat, barutin e djegoret që ndodheshin aty. Ky ka qenë një nga versionet më të besueshme, në të cilat Prokuroria po hetonte lidhur me mekanizmin që si ka ndodhur shpërthimi në fabrikën e Gërdecit. Gjatë ditëve të fundit, sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria, mësohet se grupi hetimor ka rimarrë në pyetje ish-punëtorë të fabrikës së demontimit, e cila ishte në pronësi të kompanisë shqiptare “Alb Demil”. Deklarimet e dhëna së fundi nga ish-punëtorët e fabrikës dhe veçanërisht nga disa ushtarakë në rezervë, që punonin me çmontimin e predhave, kanë zbuluar në detaj të ri lidhur me momentin e shpërthimit. Sipas këtyre dëshmive të dokumentuara tashmë nga Prokuroria, saldimi i karrocës, e cila ishte shkatërruar nga transportimi i ngarkesave të rënda të barutit me të është bërë në një vend të papërshtatshëm. Burimet nga grupi i hetimit thanë se, nga dëshmitë e punëtorëve që ndodheshin në fabrikë është mësuar se, saldimi i karrocës është bërë fare pranë njërës prej depozitave të mëdha, ku ishte hedhur baruti i dalë nga demontimi i municioneve të artilerisë së rëndë. Kontakti me temperaturën e lartë dhe me shkëndijat e saldimi po hetohet, nëse ka qenë shkaku i shpërthimit të fuqishëm. Prokuroria deklaroi gjithashtu se, po heton edhe mundësinë që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një akt i qëllimshëm kriminal i personave të caktuar. Lidhur me një version të tillë grupi i hetimit duket se ka vetëm dyshime, por ende nuk ka prova e fakte konkrete. tr.so