E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania globale Cisco Systems e interesuar për garën e Rrjetit Kombëtar Brezgjerë

Ministri Pollo pati një takim me një delegacion nga kompania e mirënjohur Cisco Systems, të kryesuar nga shefi i divizionit për sektorin publik për Evropën dhe Azinë, Z. Pluto.

Ky i fundit shprehu interesin e kompanisë Cisco Systems për garën koncesionare të hapur nga Qeveria për të ndërtuar një Rrjet Kombëtar Brezgjerë (National Broadband Network)

Ky rrjet do të krijojë infrastrukturën bazike të telekomunikacionit në të gjithë Shqipërinë dhe mbi bazën e tij do të do të mundësohet të shkojë internet me shpejtësi të lartë, cilësi të mirë dhe çmim të lirë edhe në fshatrat më të largëta.

Ministri theksoi se ky është një zhvillim i rëndësishëm, i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Shqipërisë dhe se ishte i kënaqur që Cisco Systems, por edhe kompani të tjera botërore të këtij rangu, kanë shprehur interes për këtë garë. Ai siguroi përfaqësuesit e Cisco Systems se gara do të jetë tërësisht kompetitive, përmes zbatimit korrekt e transparent të procedurave ligjore.


09/09/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›