Qendra UET hap portalin “punësime.org”
Qendra UET promovon website-in e ri www.punësime.org, një portal punësimi, ku studentët kanë mundësi të përgatisin një CV me standardet europiane dhe kompanitë të hedhin të dhënat për vende të reja pune. Universiteti Europian i Tiranës së bashku me Qendrën UET ka hapur portalin “punësime.org”. Ky projekt është financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Ky portal është një risi në fushën e punësimit. Aty ka të dhëna mbi tregun e punës, mund të aplikohet on-line, jepen formula sesi llogaritet paga në bazë të profesionit, si dhe jepet asistenca ligjore për problemet e punësimit. Gjithashtu në këtë portal studentët do të gjejnë të dhëna të plota për shërbimin ndaj punëdhënësit, të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësit, asistencë të plotë ligjore për problemet e punësimit etj.