E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompania kanadezo-amerikane “Naanova” i prezanton Kryeministrit Berisha dy projekte për prodhimin e energjisë në Shqipëri

Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i kompanisë amerikano-kanadeze “Naanova” kanë kurorëzuar sot vizitat e tyre të herëpashershme për investime në Shqipëri, me dy projekte konkrete, të cilat i kanë prezantuar sot, në një takim me Kryeministrin Berisha, kryer në zyrën e tij, pranë Këshillit të Ministrave.

Në fillim të këtij takimi, përfaqësuesit e kësaj kompanie i kanë bërë me dije Kryeministrit se, pas një studimi të plotë të zonës, kanë zgjedhur Shqipërinë si një vend me klimë të përshtatshme dhe infrastrukturë biznesi favorizuese për të materializuar biznesin e tyre.

Më pas, ata kanë prezantuar projektin e parë që synon prodhimin e energjisë diellore në Shqipëri. Krahas këtij impiantit solar për prodhim energjie, ata kanë prezantuar edhe projektin për përpunimin e mbetjeve urbane dhe prodhimin e energjisë prej tyre.

Pasi është njohur me këto dy projekte, Kryeministri ka falënderuar Presidentin dhe Zëvendëspresidentin e “Naanova”-s për interesin e tyre ndaj Shqipërisë dhe u garantoi atyre të gjitha lehtësirat dhe përfitimet që qeveria shqiptare u ofron bizneseve, duke përfshirë këtu edhe përfitimet nga iniciativa “Shqipëria 1 euro”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›