Kompanitë celulare dhe ISP-të firmosin një Kod Sjelljeje për përdorim më të sigurt të rrjeteve të komunikimeve elektronike.
- Ministri Pollo: “Të gjithë qytetarët do të jenë të mirëinformuar për përdorim sa më të sigurt të internetit”
Nën kujdesin e Ministrit për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo, operatorë të komunikimeve elektronike në vend nënshkruan sot një Kod Sjelljeje “Për përdorimin e Sigurt dhe të Përgjegjshëm të Rrjeteve të Komunikimeve Elektronike”Ceremonia, një fryt i një pune 1- vjeçare u organizua sot në hotel Tirana në kuadër të Javës për Internet më të Sigurt.
I pranishëm në këtë ceremoni Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo falenderoi përfaqësuesit e kompanive të pranishme në ceremoni si dhe specialistët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit të angazhuar për finalizimin e këtij eventi.
Gjatë fjalës së tij Ministri Pollo ndër të tjera tha: “Vitin e kaluar në ditën e Internetit më të sigurtë organizuam një tryezë “Të gjithë së bashku për një Internet më të sigurtë” dhe bashkarisht me kompanitë e komunikimeve elektronike, duke filluar me katër operatorët celularë, filluam një proces konsultimi, duke i përfshirë këta operatorë, ISP-të, institucionet publike, organizatat për mbrojtjen e fëmijeve etj, pranuam dobinë dhe nevojën e përshtatjes dhe zhvillimit të praktikave të vetë-rregullimit midis operatorëve, në mënyrë që të ndërmerren masa dhe angazhime për ndërgjegjësimin prindëror, të familjeve, të femijeve për një Internet më të sigurt.
Jam shumë i kënaqur që jam sot në këtë takim, për të përshëndetur dhe për të pergezuar gjithë operatorët bashkëpunues, per pergjigjen pozitive ndaj fteses, që paraqitëm vitin e kaluar, per pershtatjen e praktikave te veterregullimit, hartimit dhe miratimit sot të nje kodi sjelljeje te perbashket dhe qe koordinon perpjekjet ne nje mision shumë te rendesishem: siç eshte mbrojtja e femijeve dhe te rinjve nga aksesimi në një permbajtje te papershtatshme ose te demshme online.
Sot, plot nje vit pas ndermarrjes se iniciatives, duhet të themi se iniciativa të tilla të përbashkëta duhen zhvilluar dhe me tej, per adresimin e sfidave te reja qe shtron zhvillimi i komunikimeve elektronike. Ky bashkepunim eshte kyc ne projektet e zhvillimit te infrastruktures, zhvillimit të broadbandit, ne pershtatjen e praktikave te biznesit, me bashkeinvestime, partneritete publike-private, të perdorimit te perbashket te burimeve infrastrukturore, çka do të sillte reduktimin e kostove dhe me shume perfitime per te gjithe, si dhe bashkëpunimin në nismën Digital Albania, për pajisjen e mësuesve dhe grupeve të tjera me kompjutera Tablet, ose të tjera pajisje edhe me asistencën e Intel Coorporation.”
Kodi i Sjelles qe u firmos sot, nder te tjera percakton standardet qe sipermarresit (operatoret e komunikimeve elektronike) deshirojne te shohin si te arritshme dhe ne permbushje te nevojave te klienteve dhe te industrise, duke qene gjithmone ne perputhje te plote me ligjet dhe aktet nenligjore ne fuqi si dhe rregulloret e zbatueshme me kete objekt. Nepermjet ketij Kodi, sipermarresit synojne te vendosin:
· Mekanizma te pershtatshme te kontrollit te aksesit per perdoruesit ne moshen nen 18 vjec te rrjeteve dhe sherbimeve te komunikimeve elektronike dhe pajisjeve qe mundesojne aksesin ne to;
· Klasifikim te permbajtjes komerciale te ofruar nga sipermarresit;
· Ndergjegjesim dhe edukim të publikut dhe në veçanti, të prindërve apo kujdestarëve për përgjegjësinë prindërore ne lidhje me perdorimin e internetit, permbajtjes, sherbimeve dhe pajisjeve te aksesit nga adoleshentët dhe fëmijët;
· Procedurat e raportimit, etj.
07/02/2013