E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanitë celulare mashtrojnë me ofertat, klientët tarifohen dyfish

Abonentët e telefonisë celulare me kontratë paguajnë një shumë fikse mujore pavarësisht minutave që shpenzojnë. Kështu të gjithë anëtarët e grupit tariforen për minutë, për të gjitha thirrjet jashtë rrjetit, por paguajnë edhe një tarifë fikse mujore për telefonatat

brenda rrjetit. Të njëjtën shumë e paguajnë të gjithë anëtarët e rrjetit, pavarësisht se në momentin e lidhjes së kontratës deklarohet se bisedat brenda rrjetit janë falas. Realisht tarifën për këto thirrje e paguajnë të gjithë abonentët e rrjetit si tarifë mujore. Nga ana tjetër abonentët me parapagesë, të cilët bëhen pjesë e ofertave të një prej kompanive celulare të rrjetit Eagle Mobile, riniring tariforen me 8 mijë lekë në muaj dhe mund të komunikojnë me 30 lekë për minutë vetëm me abonentët e të njëjtit rrjet. Ndërkohë të njëjtën tarifë duhet të paguajë edhe abonenti të cilët marrin thirrje hyrëse. Vlera është e vlefshme vetëm për një muaj dhe në momentin e përfundimit të afatit pavarësisht gjendjes së llogarisë nis aplikimi i tarifave standarde. Tarifimi i abonentëve të telefonisë celulare me kontratë është afërsisht i barabartë për të gjitha kompanitë e telefonisë celulare në vend. Abonentët tariforen me të njëjtat skemë, paguajnë një shumë fikse mujore pavarësisht nëse i shpenzojnë ato minuta. Nga ana tjetër kompanitë celulare në treg u komunikojnë abonentëve se tariforen me zero lekë për thirrjet brenda rrjetit, por për këto telefonata klientët tariforen dy herë sepse të dy apo më shume abonentët e një grupi paguajnë vlerën fillestare e cila është e detyrueshme edhe në rastet kur nga ai numër celular nuk del asnjë thirrje. Ndërkohë që abonentët e telefonisë celulare në Shqipëri tariforen me çmime monopolisitike për mesazhet e shkruara që nisin drejt rrjeteve të ndryshme brenda territorit të vendimit. Çmimi mesatar standard për tre kompanitë e telefonisë celulare është 20 lekë për sms. Ndërkohë që ndryshime mes kompanive që operojnë në treg bëhet vetëm me ofertat brenda rrjetit. Por edhe në këto tarifa jo vetëm që përcaktohet se operatore drejt të cilit do të niset sms-ja por edhe kohëzgjatja ofertës dhe çmimi i diktuar, të cilin e merr kompania pavarësisht nëse brenda periudhës abonenti i konsumon ose jo ato para. Çmimi është përcaktuar nga tre kompanitë që operojnë më treg, pasi edhe me hyrjen në tregun e telefonisë celulare të operatorit të tretë çmimi i këtij produkti nuk u ndryshua. Megjithëse në tregun shqiptarë operojnë disa kompani te telefonisë celulare, çmimet për konsumatorin shqiptarë mbeten mjaft të shtrenjta si ato në thirrje telefonike dhe nëpërmjet mesazheve. Tarifat e shërbimit të telefonisë celulare në vend janë 26 për qind më të larta se normat e lejuara. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hartuar një metodologji për përcaktimin e kostove të çdo shërbimi, mbi bazën e të cilave më pas do të përcaktohet edhe tarifa për çdo shërbim. AKEP u ka lënë kohë kompanive të telefonisë celulare që operojnë në vend deri në 1 shtator 2010 për të përafruar tarifat me ato të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›