E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelet Dhoma bullgare e Tregtisë në Tiranë

Hapet në Tiranë Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë. Qëllimi i kësaj Dhome është përmirësimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Gjithashtu, ajo synon rritjen e prezencës së investimit bullgar në Shqipëri dhe anasjelltas. Kryetari i Dhomës Bullgare u shpreh dje se kjo Dhomë është ngritur mbi bazën e bizneseve të të dy vendeve. Komuniteti i

bizneseve të dy vendeve u rrit dhe kështu ne vendosëm hapjen e kësaj dhome. Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë u ndërtua mbi bazën e biznese që janë ngritur në të dy vendet, si në Shqipëri ashtu edhe në Bullgari. Gjithashtu, anëtarët e kësaj dhome janë biznese nga të dy vendet. Dhoma Bullgare e Tregtisë këtu, ka mbështetjen e Dhomës Kombëtare të Bullgarisë dhe pikërisht, kjo do të ndihmojë në zhvillimin e kësaj dhome në të ardhmen, u shpreh Trayan Haladjov, Kryetar i Dhomës Bullgare të Tregtisë. Çelja e kësaj dhome bëhet me mbështetje të Fibank, që është edhe biznesi më i madh bullgar në vendin tonë. Drejtori i Përgjithshëm i kësaj banke rolin e bankës dhe rëndësinë e hapjes së Dhomës Bullgare të Tregtisë. Banka jonë është e gatshme dhe ka dhënë ndihmën për bashkëpunimin e të gjitha bizneseve të dy vendeve, që janë të interesuara të kenë bashkëpunime tregtare. Është në vëmendjen tonë që të krijojmë një klimë më të mirë për këto biznese. Pra, ngritja e Dhomës Bullgare Tregtare synon ta bëjë më të lehtë dhe më efikas bashkëpunim tregtar, për të gjitha ato kompani që tregojnë interes për të bashkëpunuar. Gjithashtu, çdo kompani këtu do të ketë mundësi që të ketë klientët në Bullgari dhe çdo kompani atje do të ketë mundësi të ketë këtu në Shqipëri klientë, deklaroi Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i Fibank. Shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë janë në nivele modeste. Në vitin 2009 Shqipëria ka importuar nga Bullgaria mallra në vlerë totale prej 8,1 miliardë lekë. Po këtë vit kemi eksportuar në Bullgari mallra në vlerë totale prej 623 milionë lekë.

Last Updated on Friday, 14 May 2010 21:14

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›