E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania vuan nga fondet e garancisë

Vendet e Bashkimit Evropian, të udhëhequra nga Franca dhe Gjermania, planifikojnë të ecin përpara javën e ardhshme me reformat e kundërshtuara lidhur me fondet e garancive, pasi i hodhën poshtë kërkesat britanike për ta shtyrë votimin në Bruksel. Refuzimi

nga ana e Parisit dhe Berlinit për ta vonuar vendimin mbi rregullat e reja, të cilat kundërshtohen nga Britania e Madhe, ka shkaktuar një konfrontim djegës me qeverinë e Devid Cameron-it. Të mërkurën, diplomatë britanikë u përpoqën të bindin Parisin dhe Berlinin se koalicioni i z. Cameron kishte nevojë më për më tepër kohë të përgatitej për takimin e së martës të ministrave të financave të BE-së. Por presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kancelaria gjermane Angela Merkel janë të vendosur të përcaktojnë infrastrukturën e re rregullatorë të fondeve të garancive dhe sektorit të aksioneve private, për të cilat ata pretendojnë se ishin pjesërisht fajtore për rrënimin e fundit financiar.

Frika deflacionit në Spanjë godet euron
Frika e deflacionit në Spanjë u futi frikën tregjeve evropiane të premten, duke e dërguar euron në kuota të reja fundore 18-mujore, ndërsa indeksi panevropian FTS Euro first 300 ra 2 për qind, i rënduar kryesisht nga rënia e madhe e tregjeve spanjolle të aksioneve.
Euroja, që është tregtuar 0,3 për qind më lart ndaj dollarit, në kuotën 1,2570 në tregtinë e mëhershme, u rrëzua deri në kuotat e ulëta 14-javore që variojnë nga 1,2510 deri 1,2444 dollarë, niveli më i ulët ky që prej nëntorit 2008, një rrëzim me 0,5 për qind. Tregtarët, të cilët deklaruan se kishin parë më herët një mbështetje për euron, teksa i afrohej kuotës 1,25 dollarë, thanë se kufiri i ardhshëm për monedhën e përbashkët ishte niveli 1,2328 dollarë, fundi që kjo monedhë preku në kulmin e krizës financiare në tetor 2008, në atë kohë shkaktuar prej kërkesës së madhe për dollarin e sigurt. Çmimet bazë konsumatorë në Spanjë, përjashto energjinë dhe ushqimet e freskëta, ranë 0,1 për qind krahasuar me një vit më parë, deklaroi Instituti Kombëtar Spanjoll i Statistikave.

BB: Gati politikat për parandalimin e krizës
Njësia e Parandalimit të Krizave duhet të krijohen deri në mesin e vitit 2011 për të gjitha bankat e mëdha në Bashkimin Evropian. Ky është vendimi sipas një dokumenti të ministrave të financave të Bashkimit Evropian që pritet të adoptohet në javën e ardhshme.
Dokumenti thekson dy hapa kryesorë në qasjen për një politikë më të mirë të koordinimit dhe të kornizës rregullatorë për përmirësimin e menaxhimit dhe të financimit të krizave të ardhshme financiare, me synimin shmangien e përdorimit të parave të taksave për ndihmën e institucioneve financiare. Sipas dokumentit Grupi i Stabilitetit Ndërkufitar duhet të krijohet për të gjitha grupet financiare evropiane me përmasa ndërkufitare, duke ruajtur edhe fleksibilitetin e tyre në nivele kombëtare. Sipas dokumentit përgjegjësia finale për menaxhimin e krizës ngelet kombëtare, por grupi i stabilitetit duhet të pajiset me mjetet dhe parimet e nevojshme për të vendosur se kush do të ndihmojë një bankë ndërkufitare në gjendje jo të mirë.

Last Updated on Friday, 14 May 2010 21:16

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›