E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanitë, garanci bankare për pagimin e dëmeve

31/03/2005  Kompanitë e sigurimit nuk kanë vetëm tarifa të reja për të aplikuar në policat e tyre të sigurimit, por dhe disa detyrime financiare karshi shtetit. Kështu, ligji i ri parashikon jo vetëm mënyrën se si do të përcaktohen vlerat e primeve, por dhe detyrimin që kanë kompanitë për të garantuar pagimin e dëmeve. Kështu kompanitë duhet të kenë provigjonin teknik të sigurimit të detyrueshëm, që ka të bëjë me garancitë monetare që ka kompania për të paguar dëmet për të tretët. Ky provigjon—teknik, në bazë të ligjit do të llogaritet në mënyrë të përmuajshme me të gjitha dëmet pezull dhe policat e sigurimit në fuqi në ditën e fundit të muajit, deri në datën 15 të muajit pasardhës. Urdhri i ri i ministrit të Financave, i cili ka hyrë në fletoren zyrtare, parashikon që provigjoni teknik i sigurimit të ngurtësohet në një llogari të veçantë në një nga bankat e nivelit të dytë dhe prekja e tij nga ana e shoqërive të sigurimit bëhet vetëm me autorizim nga Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve, me qëllim pagesën e dëmeve që lindin nga ky lloj sigurimi dhe axhustimet e mundshme për këtë lloj provigjoni. Të gjitha ndryshimet në ligj janë bërë të detyrueshme dhe kompanitë e sigurimeve do të përballen me detyrime të forta ligjore, në rast se nuk respektojnë rregullat. “Moszbatimi i tarifave të primeve, të përcaktuara me urdhër, i bën shoqëritë e sigurimit subjekt të sanksioneve të përcaktuara në nenin 165 të ligjit 9267”, bën të ditur urdhri i ministrit të Financave, Arben Malaj. Metodika e re ka të përcaktuar dhe mënyrën se si shoqëritë e sigurimit mund të llogarisin primet e tyre. Kështu, metodika përcakton se shpenzimet që do t’i shtohen primit të pastër, përllogariten nga shoqëria e sigurimit dhe i njoftohen Autoritetit Mbikëqyrës të Sigurimeve.

Kriteret që duhet të respektojnë shoqëritë

Provigjoni teknik i sigurimit të detyrueshëm për mbajtësit e mjeteve motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treat, përjashtuar kartonin jeshil, përllogaritet si shumë e provigjonit teknik të primit të pafituar dhe provigjonit teknik të dëmeve

Provigjoni teknik i dëmeve llogaritet mbi bazën e dëmeve pezull, duke i shtuar vlerën prej 30 për qind të këtij të fundit

Kontrolli i provigjoneve teknike nga ana e Autoritetit Mbikëqyrës të Sigurimeve të bëhet i përmuajshëm deri në datën 20 të muajit pasardhës

Përllogaritja e TVSH–së bëhet konform ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”. Shoqëritë e sigurimit duhet të çelin llogari të veçantë në bankat e nivelit të dytë

Tarifat minimale për kontrata kufitare në euro

Tipi i mjetit 15 ditë 20 ditë 25 ditë 30 ditë 45 ditë

Autovetura 16 19 22 26 29

Motoçikleta 8 10 11 13 16

Motokarro 10 13 16 19 23

Kamion mallra deri 34.9 kv 54 67 81 87 101

Kamion për mallra mbi 35 kv 67 81 87 101 121

Çiklomotor 8 10 11 13 16

Autobusë 91 104 124 137 163

Rimorkio kamioni 40 47 53 60 73

Rimorkio autobusi 53 60 67 73 93

Rimorkio të tjera 20 27 33 40 47

Tarifat maksimale për kontrata kufitare në euro

Tipi i mjetit 15 ditë 20 ditë 25 ditë 30 ditë 45 ditë

Autovetura 44 52 61 70 78

Motoçikleta 21 26 30 35 44

Motokarro 26 35 44 52 61

Kamion deri 34.9 kv 140 174 209 227 262

Kamion mbi 35 kv 174 209 227 262 314

Çiklomotor 21 26 30 35 44

Autobusë 244 279 331 336 436

Rimorkio kamioni 105 122 140 157 192

Rimorkio autobusi 140 157 174 192 244

Rimorkio të tjera 52 70 87 105 122

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›