Novacionet e kampit opozitar
31/03/2005 Pak kohë më parë, Partia Demokratike bëri publike se disa ish-themelues të PD-së janë rikthyer dhe ndërkohë mbetet e hapur ftesa për të tjerët. Me këtë veprim, Partia Demokratike rimori plotësisht legjitimitetin si partia që ka rrëzuar komunizmin dhe që i ka kthyer Shqipërisë lirinë, që i kishte munguar në gjysmë shekulli. Në këtë mënyrë rikonfirmohet roli historik i këtij institucioni dhe shpëlahen insinuatat e shumta që e kanë përbaltur atë gjatë kohëve të fundit. Me anën e kësaj lëvizjeje, Partia Demokratike do të thotë se është kjo partia që nisi procesin e tranzicionit drejt demokracisë dhe ka marrë përsipër që të jetë po kjo parti, ajo që do t’i japë fund tranzicionit të tejzgjatur dhe do të fillojë procesin e konsolidimit të demokracisë shqiptare. Interesante është fakti që “opozitarët e opozitës”, një titull ky i rafinuar për të emëruar kameleonët e pushtetit, këto ditë janë vërsulur për të sharë këtë veprim. Problemi është se shpesh të njëjtit njerëz që kanë sharë PD-në për largimin e këtyre themeluesve gjatë dekadës së kaluar, tani po shajnë rikthimin e tyre. Kësaj i thonë hip se të vrava, zbrit se të vrava, që do të thotë se këta persona kanë në fakt një marrëdhënie nihiliste me PD-në dhe shajnë çdo veprim të PD-së vetëm se bëhet nga PD-ja. Ajo që është më paradoksale është fakti që kjo lloj kritike hera-herës vjen nga persona, që e kanë braktisur PD-në në momentet më të vështira të saj, ndërkohë që Zogaj e Imami që po rikthehen, janë larguar dy herë nga periudha pushteti, duke hequr dorë nga të mirat që të jep të qenurit në pushtet, dhe i janë bashkuar opozitës atëherë kur ajo kishte më shumë nevojë për mbështetje.
Pranimi në radhët e Partisë Demokratike të disa aktorëve politik që në momente të veçanta kanë qenë kundër PD-së dhe ndërkohë PD ka blasfemuar kundër tyre, tregon largimin nga politika e marrazit dhe mërisë. Do të thotë që PD-ja nuk ka për të vepruar më në mënyrë gjakënxehte e irracionale, por me gjakftohtësi dhe kthjelltësi. Ky veprim e largon PD-në nga prapambetja e atyre që mbeten të etur për hakmarrje dhe që prisnin që Berisha të vepronte si Isa Boletini, i cili kur “jepte fjalën (në rastin tonë kundër mocionistëve) therte djalën”. Po kështu, aktorët që po rikthehen po tregojnë se ata kanë kuptuar, pranuar dhe konfirmuar lidershipin aktual të opozitës, apo të së djathtës. Politika nuk është vetëm emocion dhe ideologji, por edhe realpolitikë, ku, për hir të qëllimit politik, nevojitet që të rishikohen qëndrimet apo vendimet e dikurshme dhe nxjerrja e mësimeve prej tyre. Fundja, politika nënkupton dialogim, qartësimin e pozitave dhe balancës së pushtetit si dhe kompromisin. Prandaj kemi edhe parlamentin, ku bashkëpunojnë të gjithë aktorët politikë, për të përplasur idetë e mendimet mes grupeve të ndryshme që të shmangim përplasjen fizike mes tyre. Në rastin tonë rikthimi i këtyre aktorëve forcon Partinë Demokratike në vetvete, pasi aktorët e kthyer rishtazi janë njerëz publik shumë të dobishëm, sepse kanë pasur përvojë të pasur e të suksesshme si në profesionet e tyre ashtu edhe në politikë.
Është e kuptueshme që acarimi ka ndodhur në mënyrë të veçantë nga militantët e PD-së, të cilët e kanë të vështirë të kuptojnë se politika sot ka shumë nevojë për emancipim. Nuk mund të pritet që Partia Demokratike të veprojë me të njëjtin emotivitet si në fillimet e saj gjatë viteve nëntëdhjetë. Një ndër arsyet pse PD-ja kaloi në opozitë ka pasur të bëjë pikërisht me veprime të tilla. PD-ja ka pasur tashmë tepër kohë në dispozicion, duke qëndruar në opozitë për tetë vjet për të reflektuar dhe për të gjetur mënyrën më të mirë për të ardhur në pushtet e për të qeverisur siç duhet në Shqipërinë e shekullit 21.
Por akoma më i rëndësishëm është mesazhi që përcillet me këtë lëvizje. Ky është një mesazh që duhet të ngrohë si administratën dhe biznesin, pasi tregon se në rast rotacioni, Partia Demokratike nuk ka për t’u motivuar nga hakmarrja dhe nuk ka për të nisur revanshin politik. Historia e shkurtër e pluralizmit të Shqipërisë ka treguar se sapo një forcë politike vjen në pushtet, ajo nis raprezaljet kundër administratës dhe cilindo tjetër që ka qenë i lidhur me partinë që ishte më parë në fuqi. Për më tepër përfshirja ish-themeluesve të PD-së do të ndihmojë edhe në përmirësimin e imazhit të PD-së jashtë Shqipërisë, duke afruar njerëz me reputacion në komunitetin ndërkombëtar si Ruli dhe Pashko.
Përfshirja e ish-anëtarëve të parë të PD-së përmbush hapat emancipues që nisën me lëvizjen tjetër të para pak kohësh, që kishte të bënte me ndërtimin e Komitetit të Orientimit të Politikave. Ky institucion ndërton një urë mes partisë dhe elektoratit, duke i dhënë PD-së atributet e një partie elektorale moderne perëndimore. Deri tani partitë në Shqipëri kanë vepruar të frymëzuara dhe në interes të anëtarëve, mirëpo PD-ja po tregon se po shkon drejt një partie elektorale, e cila merr në konsideratë edhe elektoratin, përveçse interesat dhe dëshirat e anëtarësisë dhe lidershipit. KOP-I, fill pas krijimit, nisi punën për hartimin e politikave të qeverisjes së mundshme të Partisë Demokratike dhe shpalosi hapur përqasjen liberale që do të implementohet nëse PD-ja vjen në pushtet. PD-ja po tregon me KOP-in dhe hapat e tjerë politikë, se po përpiqet të ndërtojë një harmoni mes dëshirave dhe interesave të disa dhjetëra mijë anëtarëve, që mbajtën lartë shpirtin e opozitës, qindra mijëra votuesve që kanë për të votuar opozitën si dhe tre milionë shqipëtarëve, që kanë për t’u qeverisur nga PD-ja në rast rotacioni. Kjo është një sipërmarje shumë e vështirë, por në të njëjtën kohë shumë e rëndësishme për ecjen përpara të politikës sonë.
Aspektet ideologjike të përqafuara dhe programet zbatuese të hartuara nga KOP janë duke hedhur poshtë çfarëdolloj hamendësimesh se PD-ja nuk ofron ndonjë alternativë dhe se ardhja e PD-së në pushtet ka për të nënkuptuar thjesht ndryshimin e aktorëve të së njëjtës lojë. Po kështu, pajtimi i kompanisë së famshme BG&R tregon një tjetër novacion në politikën shqiptare. Kjo kompani do t’i shërbejë PD-së për të ndërmarrë një fushatë elektorale dinjitoze, ku mesazhi i alternativës demokratike ka për t’u përçuar shumë qartë e pa ekuivoke te votuesit. Kjo do të thotë që PD-ja po distancohet e para nga fushatat elektorale të acaruara, të mbushura me fyerje personale, tone të ashpra si dhe me përpjekje për të blerë votat. Mirëpo edhe kjo lëvizje ka hasur kundërshtime të shumta dhe insinuata nga më të ndryshmet për financimin e saj nga po ata njerëz që mbyllin sytë për miliardat e humbura nga buxheti publik.
Siç duket edhe nga veprimet e fundit politike, Partia Demokratike ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore fushatën nga viti 2001, duke rrëzuar shumë nga akuzat që i drejtohen PD-së. Ajo nuk mund të quhet e mbyllur as ndaj të rinjve, siç tregohet nga ngritja e KOP-it dhe as nga ish-anëtarët e saj, siç tregohet nga kthimi i themeluesve. Çfarëdo orvajtje për të vazhduar emërtimin e politikës së PD-së, si politikë destruktive pa alternativë, ka për të gjetur kundërargumente shumë të fortë nga përqasja liberale që po adopton PD-ja si dhe nga programet e përpunuara me hollësi nga KOP-i. Mbetet për t’u parë se si do t’i përgjigjen sfidës së PD-së opozitarët e opozitës dhe pozita. Për momentin, ajo që mund të thuhet me siguri është se lëvizja e fundit e Partisë Demokratike për të rikthyer në parti themeluesit e saj shënoi një hap të rëndësishëm në përparimin e politikës shqiptare në përgjithësi dhe në konsolidimin e opozitës në veçanti.