Synet falas për fëmijët

31/03/2005 Shoqatat humanitare dhe Komuniteti Mysliman merr përsipër të sponsorizoj synetet
Kuvajtjanët, mësime islamike, të holla për jetimët dhe deri synetllikë falas
Merjemja, nga Kukësi, ka ardhur posaçërisht në Tiranë për të shënuar emrin e djalit në listën e atyre që do të bëjnë fëmijën synet falas. Ajo pret të takoj mësuese Mozën, të cilën e rrethojnë shumë fëmijë, disa për të shënuar emrin për t’u bërë synet, disa të tjerë për të marrë dhuratën. “Ec shënoini emrat për synet, tuajët, të fqinjëve, të kushërinjve, fëmijëve të xhaxhallërve shënojni”, thotë mësuesue Moza, e cila, ndryshe nga disa gra të tjera, nuk ishte e mbuluar me shami, megjithatë ishte më e kërkuara dhe më e njohura nga fëmijët dhe nënat e tyre. Mësime islamike, të holla, ndihma në ushqime, shtëpi dhe deri synetllikë falas. Fatbardh Shegani, një nga përfaqësuesit komuniteteve myslimane kuvajtiane, thotë se dhe ata në shoqatën e tyre e kanë praktikuar sponsorizimin e këtij riti. “Ne paguajmë mjekun, 30 mijë lekë i merr mjeku dhe 20 mijë ia japim familjes, që t’i blejë ushqime fëmijës”, thotë ai. Ndërkohë Elton Beka, një tjetër përfqësues, thotë se është një rit i fesë së tyre dhe kush ka dëshirë mund ta zbatoj, nuk ka përse të kufizohet nga varfëria.
Pension për fëmijët jetim
Janë fëmijë të familjeve të varfra të mbledhura nga ana e anës, që morën dje pensionin e përmuajshëm dhe një paket me çokollata, fletore dhe lapsa. Komiteti i Botës Islame jep 20 euro pension mujor për 1493 fëmijë jetimë. “Janë fëmijë, të cilët kanë humbur babanë, pasi kur humbet babanë, sipas Islamit quhesh jetim. Këtë trajtim ne kemi 13 vjet që e kemi nisur dhe kuptohet janë fëmijë të vegjël, jo mbi 18 vjeç. Prindi bënë dokumentet për fëmijën, të cilat ne nëpërmjet internetit i dërgojmë në qendrën tonë në Kuvajt, gjendet një sponsor dhe në një numër llogarie bankare për fëmijën bëhet derdhja”, thotë Fatbardh Shegani, përfaqësues i Komunitetit të Botës Islame. Ky komunitet vepron në 21 rrethe të vendit, me 11 punonjës në secilën. Ndërkohë, ata ndihmojnë dhe familjet që mund t’ju jenë prishur shtëpitë, apo dikush kur ka patur nevoj për operacion është dërguar jashtë në Turqi, apo Arabi. Të gjitha shpenzimet i ka mbuluar sponsori i fëmijës. Dhe shoqata tjetër ka mbi 1 mijë jetimë, të cilët i trajton me pension 25 dollarë në muaj. Elton Beka tregon se veprojnë në pesë rrethe si në Tiranë, Elbasan, Bulqizë, Peshkopi etj. Përfaqësuesit e shoqatave tregojnë se listat me emra të jetimëve i kanë marrë dhe në zyrat e shërbimeve sociale, pranë pushtetit lokal. Këto shoqata nuk kanë kriter fenë në përzgjedhje, mund të marrin pjesë dhe të një feje jo myslimane.
Nga një lopë për familje
Beka tregon se 45 familjeve nga Komuna Belsh, Bradashesh, Gjegjan, Shirgjën para një viti ju kanë dhënë nga një lopë. “Tashmë, familjet ju japin viçin që lind familjes tjetër. Shumë familje kanë arritur në rrethin e tretë të shpërndarjes, vetëm në Belsh tani janë 45 lopë, aq sa u dhanë për të gjithë në fillim”, tregon Beka.
Mësime fetare në fundjavë
Fëmijët jetimë, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike, marrin dhe mësime fetare në qendër. Nuk u duk aspak çudi as për ata të ulur në plate dhe as për të pranishmit e tjerë kur një vajzë u ngrit dhe recitoi një poezi, apo lutje arabisht. Tek e fundit, ajo po e mëson në shkollë. “Po aty te qendra, fëmijët shkojnë të shtunë, të diel dhe marrin mësime fetare. Po këta fëmijë marrin dhe pension. Unë marr për njërin”, thotë Nazmia, nga Bulqiza.
Në konferencën e humanitarëve nga Kuvajti edhe qeveritarë
Komiteti i Botës Islame, Komiteti i Bashkuar Kuvajtian dhe Ringjallja e Trashëgimnisë Islame, pra, shoqatat kuvajtiane, që veprojnë në Shqipëri, zhvilluan dje një konferencë të përbashkët, ku ishin të pranishëm jetimët së bashku me prindërit. Ky takim u zhvillua me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Zonjës Xhoana Nano. Në konferencën e djeshme megjithëse ishte e ftuar, nuk ishte e pranishme. Ndërkohë ishin të tjerë punonjës të Ministrisë së Punës dhe kryetari i Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla.
Komuniteti Mysliman,regjistrime për synete
Komiteti Mysliman së fundi ka hapur dhe një sektor që merret me organizimin e punës për ata që duan të bëhen synet. Ky komunitet merr përsipër që ky rit, i zakonshëm dhe për shqiptarët, të kryhet falas. Pra, jo vetëm shoqatat humanitare, por dhe vet Komuniteti mund të ndërhyjë për të mbuluar shpenzimet e atyre familjeve që duan të bëjnë djemtë synet. Ndryshe nga koha para çlirimit, ky riti bëhet në një klinikë mjekësore, me të gjitha kushtet sterilizuese dhe aspak në shtëpi, apo nga ndonjë person që s’ka lidhje me mjekësinë.
Ligj për kontrollin e aktiviteteve të shoqatave
“Ligji i ri, që është miratuar mbi aktivitetin e shoqatave humanitare, kërkon që këto shoqata të deklarojnë pranë Bashkisë, apo komunën aktivitetin e tyre, duke nisur që nga trajnimet, ndihmën në të holla për jetimët, si në këtë rast, ndihmën në ushqime, në shëndetësi, kurset e trajnimit që bëjnë për fëmijët, që dhe ata të integrohen në shoqëri, duke përfshirë dhe kurset fetare. Pas këtij ligji, këto shoqata do të mund të monitorohen për gjithë aktivitetet e tyre dhe do të marrin leje”, thotë Nexhmedin Dumani, drejtor i Shërbimeve Sociale në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.
Histori
Ritet fetare zëvendësohen me festat socialiste
Si i zhduku Enveri synetllikun e pagëzimin
Për të zhdukur përfundimisht çdo gjurmë nga “mbeturinat fetare” në vitin 1967, Komiteti Qendror i PPSH u dërgon rretheve një letër mbi zëvendësimin e praktikave fetare me festat e reja socialiste. Frymëzimi ishte fjalimi programatik i 6 shkurtit, që mbajti Enver Hoxha.
Cila ishte përmbajtja e letrës që KQ i PPSH u dërgoi rretheve mbi zëvendësimin e traditave fetare me festat e reja?
Shkurti i vitit 1967 ka hyrë në historinë e Shqipërisë si vit kur u ndërmor fushata më e paparë e luftës kundër fesë. Po në këtë muaj, pas fjalimit programatik të Enver Hoxhës, vijuan një sërë vendimesh të Komitetit Qendror të PPSH për zëvendësimin e praktikave dhe riteve shqiptare me festat e reja socialiste. Çfarë ndodhi me festat fetare dhe gëzimet intime familjare? Në një letër e KQ të PPSH dërguar komiteteve të partisë së rretheve mbi zëvendësimin e praktikave fetare me festat e reja socialiste shkruhet se në mbështetje të masave të rëndësishme që ka marrë partia për revolucionarizimin e mëtejshëm të jetës, në të gjithë vendin shpërthyen iniciativa të shumta revolucionare, si rezultat i të cilave ideologjia e vjetër feudo-borgjeze ka pësuar dhe po pëson goditje të rënda. Fjalimi programatik i 6 shkurtit, që mbajti shoku Enver, ishte një faktor tjetër frymëzues që i armatosi masat për ta intensifikuar dhe ngritur në një shkallë më të lartë këtë luftë, ku janë inkuadruar të mëdhenj e të vegjël, gra e burra.
Festat fetare zëvendësohen me festat socialiste
Çdo njeri e ndjen nevojën e gëzimit, bashkimit dhe të dëfrimit bashkë me miqtë, me shokët, me të afërmit. Pikërisht, edhe për këtë arsye, institucionet fetare i jepnin rëndësi organizimit të festave fetare. Disa nga këto, si Pashkët apo Bajrami, përbënin festën e përbashkët për të gjithë, pra njerëzit gëzonin bashkarisht. Disa të tjera, si dita e emrit, pagëzimet, synetllëku etj., ishin më tepër festa në familje të veçuara. Feja, sidomos kisha, për këto festa organizonin ceremoni pompoze, solemne, që t’u mbeteshin në mendje njerëzve, që t’i prisnin me gëzim njerëzit. Çdo gjë shoqërohej me një organizim sa më të bujshëm: që nga veshja, nga zbukurimet, nga organizimi i ceremonisë etj. Kjo ndodhte edhe për pagëzimet, edhe për synetllëkun, edhe për martesën në kishë, edhe për ditën e emrit, pa bërë fjalë për Pashkët e Bajramin.
Të gjitha këto, ne duhet t’i kemi parasysh. Duke hedhur poshtë të gjitha festat fetare, ne duhet të organizojmë festimin e festave tona kombëtare, lokale apo familjare. Por t’i organizojmë më mirë, më bukur, më me madhështi seç i organizonin klerikët.
Festat tona duhet t’u mbeten në mendje për një kohë të gjatë njerëzve.