Siguracionet për makinat, ja sa do paguajmë tani

31/03/2005 Të gjitha llojet e sigurimeve nga vlerat minimale deri tek ato maksimale
Shoqëritë e sigurimit do të aplikojnë duke filluar nga 1 prilli tarifat e reja të sigurimit të detyrueshëm për të gjitha llojet e automjeteve. Ministria e Financave ka përcaktuar të gjitha llojet e primit dysheme dhe tavan, duke krijuar hapësirën e nevojshme për kompanitë që mund të konkurrojnë njëra-tjetrën, duke u bërë atraktive në treg nëpërmjet çmimesh. Primet minimale të sigurimit të detyrueshëm fillojnë nga 2600 lekë të reja për motoçikletat dhe 55 mijë për autoveturat, deri në 6000 për zjarrfikëset. Ndërkaq tarifat maksimale për të njëjtat tipe automjetesh variojnë nga 7 mijë lekë për motoçikletat dhe 15 mijë për autoveturat, deri në 16.400 lekë për zjarrfikëset. Por këto janë primet e pastra të sigurimit dhe mbi to do të aplikohet 20 për qind TVSH si dhe shpenzimet e tjera që mund të kryejë shoqëria e sigurimit. “Kompanitë duhet të respektojnë limitet e përcaktuara, pra çmimet tavan dhe ato dysheme kur të vendosin tarifat e primeve të sigurimit”, ka deklaruar Merita Xhafa, drejtoreshë e Këshillimit të Mbikëqyrjes. Sipas drejtoreshës Xhafa, primet janë përcaktuar mbi një metodikë që merr parasysh llojin e makinës, fuqinë motorike si dhe vitin e prodhimit. Ndërkaq, duket se autoriteti mbikëqyrës nuk ka asnjë informacion në lidhje me pagimin e sigurimeve të detyrueshme në bankat e nivelit të dytë. “Ligji parashikon që të gjitha primet të paguhen në bankë, por nuk mund të themi se sa për qind e tyre paguhen aktualisht”, ka deklaruar Merita Xhafa. Sipas drejtoreshës Xhafa, derdhjet në bankë duhet të bëhen çdo 24 orë në varësi me arkëtimet që kanë kompanitë, por duket se deri më sot ky proces nuk është monitoruar nga autoriteti mbikëqyrës dhe aq më pak Ministria e Financave. Ndërkaq tarifat e reja duket se kanë krijuar një klimë më transparente në tregun e sigurimeve, sepse me rregullat e reja disa kompani kanë qenë të favorizuara nga vendosja e kufirit prej 11.700 lekësh për primin e sigurimit të detyrueshëm. Jo vetëm kaq, por duket se INSIG-u është favorizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes, duke e lejuar të aplikojë tarifa më të larta se kompanitë e tjera. “INSIG ka qenë lider në këtë fushë, por më pas dhe kompanitë e tjera kanë aplikuar të njëjtat tarifa, duke mos thyer konkurrencën”, ka deklaruar Xhafa në lidhje me këtë çështje. Ndërkaq, sipas ministrit të Financave, hartimi i tarifave të reja është bazuar në një strategji të re, në funksion të përllogaritjeve aktuale mbi bazën e frekuencës së dëmeve dhe dëmit mesatar të ndodhur, duke marrë për bazë këta tregues për një periudhë relativisht të gjatë, që përfshin vitet 1999–2004. “Në ndryshim nga vitet e kaluara, skema e tarifave të reja të sigurimit të detyrueshëm synon mbrojtjen në radhë të parë të të siguruarve, duke i detyruar shoqëritë e sigurimit të bllokojnë në një llogari të veçantë bankare primin e rrezikut”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Financave. Synimi i këtij skenari është thithja e TVSH-së nga organet tatimore, në mënyrë reale dhe të drejtë. Gjithashtu, në ketë skemë do të mbahen të kontrolluara dhe monitoruara shoqëritë në të gjithë elementët financiarë, për këtë lloj sigurimi, në mënyrë periodike dhe mujore.
Tarifat minimale për 1 vit
Tipi i mjetit Primi i pastër në lekë
Motoçikleta 2.600
Autovetura 5.500
Mjete transporti pasagjerësh deri 15 vende 10.500
Autobus mbi 16 vende 17.300
Mjete transporti mallrash deri në 20 tonë 12.000
Mjete transporti mallrash mbi 20 tonë 14.000
Rimorkio të të gjitha llojeve 3.000
Mjete punimi në bujqësi 2.000
Zjarrfikëse 6.000
Tarifat minimale për 10 ditë
Tipi i mjetit Primi i pastër në lekë
Motoçikleta 300
Autovetura 600
Mjete pasagjerësh deri 15 vende 1.000
Autobusa mbi 16 vende 4.000
Mjete transporti mallrash deri në 20 tonë 1.300
Mjete transporti mallrash mbi
20 tonë 3.000
Rimorkio të të gjitha llojeve 1.300
Mjete punimi në bujqësi 700
Zjarrfikëse 1.300
Tarifat maksimale për kontrata me afat 1-vjeçar
Tipi i mjetit Primi në lekë
Motoçikleta 7.000
Autovetura 15.000
Mjete transporti pasagjerësh deri 15 vende 28.000
Autobusa mbi 16 vende 46.200
Mjete transporti mallrash deri në 20 tonë 31.600
Mjete transporti mallrash mbi 20 tonë 37.800
Rimorkio të të gjitha llojeve 9.200
Mjete punimi në bujqësi 7.100
Zjarrfikëse 16.400
Tarifat maksimale me afat 10-ditor
Tipi i mjetit Primi në lekë
Motoçikleta 900
Autovetura 1.700
Mjete tansporti pasagjerësh deri në 15 vende 3500
Autobusa mbi 16 vende 10.500
Mjete transporti mallrash deri 20 tonë 3.500
Mjete transporti mallrash mbi 20 tonë 7.000
Rimorkio të të gjitha llojeve 3.500
Mjete punimi në bujqësi 1.700
Zjarrfikëse 3.500