E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanitë në Porto Romano, pro instalimit të sistemit matës

09/02/2011  Pakti me AED

Kompanitë e hidrokarbureve që operojnë në Porto Romano në Durrës kanë pranuar instalimin e sistemit të ri matës. Vendosja e këtij sistemi, që nënkupton një kasë e re fiskale, bën një matje të saktë të sasisë dhe cilësisë së karburantit që importohet dhe që depozitohet nga këto kompani.

"Bazuar në këtë koncept, duke instaluar njësi matje që mat dhe densitetin në linjë ne arrijmë të masim sasinë e lëngut, volumin, gjithashtu japim dhe peshën reale që del për çdo lëng, apo produkt naftë, benzinë ose gaz. Gjithë ky produkt certifikohet pastaj në mënyrë të menjëhershme nga sistemi fiskal dhe e transmeton dhe printon kuponin tatimor sipas udhëzimeve që kërkon Ministria e Financave dhe qeveria e Shqipërisë",-shpjegon Bledar Balla, drejtor i përgjithshëm i kompanisë AED, që bën instalimin e këtij sistemi matës.

Në lidhje me debatin për vendosjen e kasave të reja fiskale, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Hidrokarbureve, Viktor Nushi është shprehur se kompanitë tashmë e kanë pranuar këtë sistem të ri matës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›