Cris e lë Lyonin për Galatasaray

Pasi e refuzoi Mallorcan, mbrojtësi brazilian Cris është larguar nga Olympique Lyoni, për t’iu bashkuar Galatasarayt. Pas tetë vjetësh, ka marrë fund historia e dashurisë ndërmjet klubit francez dhe futbollistit brazilian.
35 vjeçari, i cili kishte arritur tek gjiganti francez në vitin 2004, i ka kushtuar klubit nga Stambolli 1,250.000 euro, plus 10 mijë nga bonuset, për çdo ndeshje të zhvilluara.
Ish përfaqësuesi brazilian ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me opsion vazhdimin e saj për një vit tjetër. Cris, tek gjiganti turk shihet si zëvendësues ideal i çekut Tomas Ujfalusi, që ishte lënduar disa muaj më parë.