E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompany refuzon La Ligën

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi në drejtim të gjigantëve spanjoll, Real Madrid ose Barcelona.

Qenmdërmbrojtësi belg i cili është anëtar i Cityt nga viti 2008, kur erdhi nga Hamburg, është një prej futbollistëve kryesor në ekipin e Roberto Mancinit. Ai ka insistuar se dëshiron të mbetet me kampionin e Premierligës.

“Do të nevojitej kohë në një klub tjetër për të arritur nivelin që kam arritur me Cityn. Jam i bindur se këtu mund të fitoj tituj njësoj sikurse me Barcelonën ose Realin”, deklaroi Kompany për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›