E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boruc në Southampton

Southampton ka konfirmuar transferimin e portierit Artur Boruc si futbollist i lirë, pas largimit të tij nga Fiorentina në fund të sezonit të kaluar.

Portieri polak ka nënshkruar kontratë njëvjeçare në St Mary’s Stadium.

“Mezi pres të luaj në ligën më të mirë në botë me skuadrën e Southamptonit. Më ka munguar futbolli dhe jam i lumtur që jam këtu dhe më në fund kam gjetur klubin që doja. Do të shohim se çka do të ndodhë në javët e ardhshme, por unë jam gati të luaj”, deklaroi Boruc për uebfaqen zyrtare të Southamptonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›