E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon kriza e Milanit, humb edhe Interi

Kriza e Milanit s’ka të ndalur. Skuadra Rossonere e ka pësuar humbjen e tretë në katër xhirot e para të Serie A, në njërën prej nismën më të dobët të sezonit në histori të klubit.

Ekipi i Massimiliano Allegrit u mposht nga Udinese me rezultat 2:1. Golat për ekipin bardh e zi i shënuan Ranegie e Di Natale nga penalltia, kurse për Milanin shënoi El Shaarawy.

Kuqezinjtë mbetën pa dy lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Zapatas dhe Boatengut.

Rrugën e Milanit e ndoqi edhe Interi, i cili u befasua nga Siena, 0:2. Golat për mysafirët i shënuan Vergassola dhe Valiani.

Serie A

Rezultatet

Sampdoria – Torino 1:1

Atalanta – Palermo 1:0

Bologna – Pescara 1:1

Catania – Napoli 0:0

Inter – Siena 0:2

Udinese – Milan 2:1

Cagliari – Roma (u shty)

Sonte

20:45 Lazio – Genoa

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›