E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie fundos Liverpoolin

Robin van Persie, me gol nga penalltia në minutën e 81-të, ia solli fitoren Manchester Unitedit ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1 në Anfield Road.

Nikoqiri e nisi mbrapshtë takimin me përjashtimin e mesfushorit Shelvey në minutën e 39-të. Por, pavarësisht disavantazhit numerik në fushë, Liverpool kaloi në epërsi me golin e kapitenit Steven Gerrard, menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Por, United u kundërpërgjigj shpejt.

Vetëm katër minuta më vonë mbrojtësi Rafael Da Silva barazoi rezultatin me një gol të bukur. Kurse, Djajve të Kuq iu akordua një penallti në minutën e 80-të kur Antonio Valencia u rrëzua nga mbrojtësit e Liverpoolit.

Nga pika e bardhë, Robin van Persie e mposhti portierin Pepe Reina për fitoren e madhe të Unitedit. Liverpooli, mbetet pa fitore pas plot pesë xhirosh në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›