E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi s’ka problem me Villan

Lionel Messi ka mohuar fjalosjen e tij me bashkëlojtarin David Villa në përfundim të pjesës së parë të fitores së Barcelonës ndaj Granadës, 2-0 në Nou Camp.

Messi reagoi ashpër pasi Villa nuk ia pasoi topin në një rast për shënim dhe kamerat televizive treguan fjalosjen mes tyre. Megjithatë, Messi e ka përshkruar incidentin si diçka që mund të ndodh në çdo takim dhe e arsyetoi atë me tensionin e kërkimit të golit të parë.

“Nuk kam problem me Villan dhe njerëzit nuk duhet të kërkojnë gjëra që nuk ekzistojnë”, deklaroi argjentinasi për uebfaqen zyrtare të Barcelonës. “Gjëra të tilla ndodhin edhe në stërvitje, por atje nuk ka kamera. Ne gjithmonë duam të fitojmë dhe kjo krijon tension gjatë ndeshjeve”, u shpreh Messi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›