Van Persie u largua për para

Ish portieri i Arsenalit, Jens Lehmann beson se Robin van Persie iu bashkua Manchester Unitedit për “arsye financiare” dhe mendon se klubi bëri mirë që e shiti atë.
Van Persie, ish kapiten i gjigantit londinez, nuk pranoi kushtet e ofruara nga Arsenali për vazhdimin e kontratës së tij në klub dhe shprehu pakënaqësinë e tij në Emirates, që u përmbyll me transferim në Old Trafford. Lehmann, mendon se Arsenali bëri mirë që e shiti holandezin.
“Kur shikoni Van Persien, futbollist i cili deshi të largohej për arsye financiare, mendoj se Arsenali bëri mirë që e largoi”, deklaroi ai për Sunday Mirror.