Kompensime për 9/11

Në Shtetet e Bashkuara është arritur një marrëveshje për kompensimin e mijëra personave që u sëmurën ose u lënduan gjatë operacioneve që i pasuan sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.
Nga ky kompensim pritet të përfitojnë zjarrfikësit, policët, personeli i ekipeve të shpëtimit dhe ata që punuan për disa javë rresht në tym dhe pluhur mes rrënojave të kullave të shembura binjake të WTC.
Rreth 10 mijë pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit do të mund të përfitojnë kompensim, vlera e përgjithshme e të cilit arrin në mbi 650 milionë dollarë.
Shumë prej pjesëtarëve të ekipeve që pas rrëzimit të kullave binjake të WTC u dërguan urgjentisht në vendngjarje nuk ishin të siguruar, ose posedonin vetëm pako të kufizuara të
sigurimit. Atyre iu desh të punonin për disa javë rresht nën pluhurin e rrënojave.
Qeveria amerikane ndërkohë ka themeluar një kompani të posaçme të sigurimit, e cila do të shqyrtojë kërkesat e atyre që mund të jenë sëmurë ose lënduar. Kjo kompani është përballur me një lum kërkesash, disa prej të cilave për kompensimin e kancerit apo të sëmundjeve të frymëmarrjes, që ishin shkaktuar nga pluhuri.
Sipas dokumenteve të qeverisë, në fillim të vitit 2008 ishin paraqitur rreth 10 mijë kërkesa për kompensim, ndërkohë që kompensimi ishte pranuar vetëm për gjashtë raste. (BBC)