Kompensimi/ Nis pranimi kerkesave te pronareve qe preken nga ndertimet informale

Nis procesi i pranimit të kërkesave për shpërndarjen e kompensimit te pronarëve të tokave, që preken nga ndërtimet informale. Ky proces është i vlefshëm për subjektet sipas listës së miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave. Si fazë e parë bëhen shpërndarja e një kësti në masën prej 37% të shumës së përgjithshme në të holla. Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë ditën e hënë, më datë 19.09.2011 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat. Me këtë rast Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave fton të gjithë subjektet e interesuara, emrat e të cilëve rezultojnë në listën bashkëlidhur, të paraqiten pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkesës për kompensim.
Po ashtu, AKKP njofton se ka ngritur grupin e punës i cili do të kryejë pranimin dhe regjistrimin e kërkesave të subjekteve të interesuara. Të gjithë subjektet e interesuara mund të paraqiten në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2000 (dymijë) lek dhe gjithashtu të hapin në emër të tyre, një llogari bankare në një nga bankat e nivelit të dytë.
Subjekti përfitues apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë AKKP-së Tiranë dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën sipas formularit tip
b) Dëshminë e trashëgimisë
c) Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim
d) Vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare
e) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit, si dhe çertifikatën familjare
f) Mandat pagesën për shumën 2 000 (dymijë) lekë për çdo aplikim të veçantë.