Berisha Shqiperia potenciale per te qene superfuqi e vogel energjetike ne rajon
Kryeministri Berisha drejtoi mbledhjen e Task Forces Rregullatore, e cila mori në shqyrtim sistemin e ri të rregullave procedurale, për funksionimin e sportelit unik (one stop shop) për licencat e energjisë (QKE). QKE do të thjeshtëzojë procedurën për çdo lloj leje, licence apo akti tjetër administrativ që lidhet me licencimin e një projekti energjetik.
Kryeministri Berisha tha se “ Sot, Shqipëria, në sajë të kësaj pune, renditet vendi i 9-të në botë, pra, ndër 10 vendet e para të botës, për ndërhyrjen më të paktë qeveritare. Unë ju garantoj se burokracia shqiptare ka qenë jashtëzakonisht problematike, por me reformat e ndërmarra është bërë e mundur që barra qeveritare mbi të të disiplinohet, të zvogëlohet, vetëpërmbahet dhe sot, Shqipëria renditet në grupin e 10 vendeve më të mira në botë, përsa i përket ndërhyrjes së qeverisë. Historiku i zhvillimit fakton se sa më e thjeshtë dhe e vetëpërmbajtur të jetë kjo ndërhyrje, aq më shumë zgjerohen hapësirat e lirisë, luftohet korrupsioni dhe lehtësohet zhvillimi ekonomik i vendit. Hapat janë të mëdha e serioze. Renditemi të 9-ët në botë për fillimin e biznesit, renditemi të 9-ët për barrën më të paktë të ndërhyrjes së qeverisë, por sërish ka burokraci, sërish ka probleme që presin përgjigje sa më të shpejtë, ka pengesa që presin të zhduken e thjeshtohen. Një nga fushat më të rëndësishme për vendin është fusha e energjisë. Shqipëria është vend me potencial të madh energjetik. Në potencialin e saj ujor është e faktuar se ajo përfaqëson një Norvegji të vogël në Ballkan. Në potencialin e saj diellor dhe eolik nuk ka vend tjetër që të ketë ditë më me shumë diell dhe të ketë platforma ere natyrale siç ka Shqipëria. Vendi dëshmohet gjithnjë e më i pasur në hidrokarbure. Pozicioni gjeografik, i cili është gjithnjë një faktor shumë i rëndësishëm në procesin e shfrytëzimit të potencialeve dhe zhvillimit të vendit, është i shkëlqyer përsa i përket energjisë. Ne kemi çdo potencial për të qenë një superfuqi e vogël energjetike në rajon.”