E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ligji me i mire per Presidentin, eshte qe te zbatoje Kushtetuten"

Kryeministri Sali Berisha, ka shuar dje cdo diskutim apo debat te nisur ne politike se fundmi per hartimin e nje projektligji te posacem per Presidentin, pse jo edhe per Parlamentin apo institucionet e tjera te cilat nuk e kane nje te tille. Kreu i qeverise, pohoi dje se ekzekutivi nuk ka ndermend qe vete te marre ndonje nisme per te bere ligjin per institucionin e presidences, per te cilin po debatohet se fundmi. "Ne kemi axhenda te tjera, deputetet po te duan mund ta bejne", tha kryeministri, duke hequr barren e debateve per kete ceshtje qe kohet e fundit eshte kthyer ne debatin e radhes mes dy forcave te medha politike. Sipas tij, ligji themelor i vendit, kushtetuta, ka te percaktuara te gjitha kompetencat, te drejtat e Presidentit te Republikes dhe i ka shume mire te percaktuara. "A mund te kete ligj per Presidencen? Shumica e vendeve e kane. Por, nga ana tjeter, dua te theksoj se detyrimet kushtetuese jane me eprore, se te gjitha detyrimet e tjera ligjore. Pra, ne qofte se Parlamenti funksion mbi bazen e nje ligji, sepse ka nje veprimtari te perditshme, te gjere, te shumellojte, Presidenti funksionon mbi bazen e percaktimeve kushtetuese", komentoi kryeministri. Sipas tij, "zbatimi i tyre me korrektese eshte ligji me i mire per presidencen e vendit". "Une, natyrisht, ndjek me interes iniciativat e deputeteve. Qeveria vete nuk ka ndermend te marre ndonje nisme qe te beje ligjin per Presidencen", theksoi Berisha. Ideja per nje projektligj per institucionin e presidentit u propozua nga deputete te mazhorances dhe koalicionit, por pranohet nga opozita vetem ne rastin se nje ligj i posacem hartohet edhe per institucionin e Parlamentit.

Pergjigjja
Qeveria nuk ka nder mend qe te hartoje nje projektligj per institucionin e Presidentit. Madje kryeministri Sali Berisha, tha dje se kompetencat e kreut te shtetit jane te percaktuara mjaft mire ne Kushtetute.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›