Kategoritë e pensionistëve që përfitojnë kompensim shtesë
Qeveria ka përcaktuar, nëpërmjet një akti nënligjor, kategoritë dhe masën në lekë që përfiton mosha e tretë. Kompensimi shtesë për rritjen e çmimit do të jetë 760 lekë për qytetin dhe 690 lekë për fshatin, por kjo varet nga masa e pensionit. Sipas vendimit të qeverisë, është përcaktuar se pensionet e reja të qytetit do të kompensohen sipas kritereve të përcaktuara, atëherë kur të ardhurat mujore të tyre rezultojnë në shumën deri në 10 410 lekë. Të ardhurat mujore të pensionistëve të qytetit, që do të përfitojnë pensione të pjesshme, pleqërie, invaliditeti dhe familjare, do të kompensohen në proporcion mes pensionit individual të llogaritur dhe pensionit të plotë minimal, por jo më shumë se 760 lekë në muaj dhe në çdo rast kur shuma e të ardhurave të tyre mujore është në kufirin deri në 10 410 lekë. Në rast se pensioni bazë është më i lartë se shuma 10 410 lekë, atëherë nuk ke të drejtë për të kërkuar kompensim financiar. Pensionet e reja të fshatit do të kompensohen sipas kritereve të përcaktuara në vendimin e qeverisë të vitit 2007, që përcakton kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve të fshatit atëherë kur të ardhurat mujore të tyre rezultojnë në shumën deri në 5 410 lekë.
14 Shkurt 2008