Kompetencat, Presidenti Topi i drejtohet Kushtetueses
TIRANE-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kompetencat e Institucionit që ai drejton dhe ato të Kuvendit.
Burime prane presidences bëjnë të ditur se sot është dërguar pranë Gjykatës Kushtetuese kërkesa e Presidentit për shfuqizimin e vendimit të 23 Qershorit përmes së cilit Kuvendi vendosi pezullimin e dekreteve të Presidentit për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Kërkesa e Presidentit përmban 4 argumente: Së pari, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuse që u ka mbaruar mandati 9 vjecar, por që janë ende në detyrë, mandati u zgjatet de facto deri në 13 vjet. Vërtet Kushtetuta thotë se anëtarët e gjykatës kushtetuese qëndrojnë në detyrë deri në rizgjedhjen e anëtarëve të rinj, por kjo ka të bëjë me kohëzgjatjen e procedurave dhe jo me pezullimin e procedurave. Së dyti, kjo zgjatje de facto e mandatit të atyre gjyqtarëve që u ka mbaruar, bëhet jo me një ndryshim ligjor, por me një vendim. Vendimet argumenton presidenca, kanë karakter të brendshëm dhe nuk mund të përcaktojnë rregulla sjelljeje të përgjithshme, as për individë as për subjekte. Së treti, duke pezulluar procedurën e shqyrtimit të dekreteve të Presidentit, Kuvendi i thotë kreut të shtetit të mos i dërgojë më emra. Presidenti vlerëson se në këtë mënyrë Kuvendi i merr atij një kompetencë që ia jep Kushtetuta. Dhe së fundi, vendimi i Kuvendit, që zgjat, pa bazë ligjore mandatin e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vë në dyshim vetë punën e Gjykatës.
Ndërsa konfirmohet mbërritja në Gjykatë e kësaj kërkese, ende nuk dihet se kur do të merret në shqyrtim ajo.
(d.b/News24/BalkanWeb)