E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompetenti Pone

Një përfaqësues i biznesit vendas, prej tre ditësh, ishte shumë i angazhuar për të grumbulluar ndihma që do të shkonin për banorët pa strehë mbi kokë të fshatit të rrënuar Gërdec. Apelit iu përgjigjën shumë biznesmenë vendas. U mblodhën ushqime, si miell, oriz, sheqer, vezë, ujë, lëngje. Ishte një kontribut i rëndësishëm i firmave tona, i tha "Spiunit" njëri prej biznesmenëve vendas, i cili pasi kishte parë malin me ushqime kishte mbetur i shastisur, sepse nuk ia kishte idenë se ku do t'i çonte. Mori në telefon organet kompetente, por i thanë se nuk kishin asnjë ide. Mori në telefon zëvendësministrin e Brendshëm, Ferdinand Pone:-A, ashtu, ashtu!!!- përgjigjej nga ana tjetër zyrtari i lartë.
Përfaqësuesi i biznesit i kërkonte me ngulm, zëvendësministrit, që t'i jepte një zgjidhje, që kontributi për banorët të shkonte te ata që kishin nevojë urgjente.
-Vezë the? Nuk mund t'i ndërrosh vezët me diçka tjetër që nuk prishet?- pyeste nga ana tjetër e telefonit kompetenti Pone.
Përfaqësuesi i biznesit e kishte mbyllur telefonin i shushatur dhe kishte shkuar të fliste me një shoqatë humanitare, që të shpërndante ndihmat.Toka e MediutAtje ka vajtur ish-kryetari i PD-së, Eduart Selami, ish-dhjetoristët, ish-prokurorë, ish-kryetarë gjykatash, e deri emigrantë ekonomikë.
Do të shkojë edhe ish-ministri i Mbrojtjes. Jo se nuk të rrijë më në një vend, ku ishte përgjegjësi politik i masakrës së Gërdecit. Por sepse kjo kishte qenë dëshira e tij. Ia kishte shprehur edhe rrethit të ngushtë familjar: Do të linte Shqipërinë, për të jetuar përgjithmonë në Dallas, Teksas, në SHBA. Është njëra nga pesë kontetë ku ka fermën edhe presidenti Bush, në Crawford, dhe ka rreth 1.3 milionë banorë. Ëndrrën e vet amerikane Mediu e kishte treguar në kohët kur marrëdhëniet me Kryeministrin dhe kredencialet i kishin rënë shumë në qeveri dhe në koalicion, sepse shumica e PD-së nuk donte ta shikonte me sy republikanin që ishte bërë krahu i djathtë i kryetarit të PD-së. Falë gjetjeve të Gary Q.Kokalarit, Mediu në SHBA është i njohur si mbajtës i orëve të shtrenjta, ndaj thirret ne nofkën "Watchman" (oraxhiu).Gjaku i NdokësJu kujtohet apeli që bëri qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për të dhuruar gjak? Me qindra njerëz vrapuan të dhuronin, sepse dhimbja ishte e madhe, të plagosurit flitej se do të ishin të shumtë. Por gjaku erdhi nga mbarë Shqipërisë dhe nga jashtë kufijve. Aq shumë sa mjekët u alarmuan dhe i thanë ministrit, Nard Ndoka, të dilte dhe të thoshte se nuk donin më gjak. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë: Gjaku i dhuruar do të shkojë dëm, sepse ai reziston vetëm 21 ditë. Pastaj duhet hedhur. Dhe e gjitha kjo për mungesë të pajisjeve që bëjnë edhe shndërrimin e gjakut në një materie tjetër dhe ruajtjen e saj për raste urgjente. Ndaj dhe vendi është gjithnjë në krizë gjaku, për një pajisje që Ministria e Shëndetësisë nuk e blen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›