Perpjekje te reja per konsolidimin e shtetit te ri
Ministri i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha, siguroi dje kryetarin e Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi se perpjekje te reja do te behen per republiken me te re fqinje. "Diplomacia shqiptare do te vazhdoje te punoje pa u lodhur per konsolidimin e shtetit te ri te Kosoves ne arenen nderkombetare", i tha Basha, mikut nga Prishtina. Kurse Krasniqi, hodhi shpresen se dhe tani, pas shpalljes se pavaresise, mbeshtetja e Tiranes zyrtare nuk do te mungoje. Ketu Basha shprehu edhe bindjen e qeverise shqiptare se "Kosova ka kapacitetet e duhura dhe eshte e afte te permbushe te gjitha pergjegjesite, me qellim qe shteti i Kosoves te ece i sigurt perpara dhe te perfshihet, se bashku me fqinjet e tij, ne familjen evropiane".