Kompleksi stervitor i klubit te futbollit te Tiranes me sistem ndricimi
Kullat metalike janë sjellë në mjediset e kompleksit bardheblu dhe besohet se shpejt do të vendosen në të katër këndet e fushës kryesore me bar artificial, fushë që ndodhet përmbi dy të tjerat, por do të ketë ndriçimin e saj edhe fusha më e vogël, ku zakonisht stërviten ekipet zinxhir të moshave.
Pa asnjë dyshim, ky investim i bashkisë së kryeqytetit do të jetë ndihma e dytë e madhe për klubin bardheblu, pas ndihmës së parë që iu dha me ndërtimin e fushave të reja, një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe pushtetit vendor në të kaluarën.
Ky do të jetë sistemi i dytë i ndriçimit që do të vendoset në një kompleks të kryeqytetit, pas atij që u instalua në kompleksin e sotëm të ekipeve kombëtarë, ish-kompleksi Dinamo, që tani administrohet nga Agjencia e Shërbimeve të Sportit.
Siç është edhe ligji i pashkruar njerëzor, kjo tendencë do të pushtojë shumë shpejt edhe qytetet e tjerë të Shqipërisë.