E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça, ekipi më i mirë në botë

Alex Song e ka shprehur kënaqësinë e tij pas lëvizjes nga Arsenali në Barcelonë. Ai beson se gjiganti katalunas është ekipi më i mirë në botë. Përfaqësuesi kamerunas nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Blaugrana të hënën për 19 milionë euro, ndërsa Song tha se e realizoi ëndrrën.

“Jam mjaft i lumtur që jam këtu. Ky është ekipi më i mirë në botë. Të luash në një ekip si Barcelona është diçka që gjithmonë e kam dëshiruar, që kur isha fëmijë. Shpresoj që ekipi të vazhdojë të fitojë. Ky është një ekip fitues, ata fitojnë gjithçka. Do ta jap më të mirën në stërvitje dhe kur të më jepet rasti për të luajtur, do ta bëj të njëjtën gjë”, tha 24 vjeçari për Barca TV.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›