E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre persona dënohen për terrorizëm në SHBA

Një gjykatë federale ka dënuar tre persona nga Karolina Veriore për komplot kundër një baze ushtrie në Shtetet Bashkuara të Amerikës.
Mohamed Omar Ali Hasan, Zijad Jaghi dhe Hysen Sherifi, janë dënuar për mbështetje materiale për terroristët ndërsa këta të fundit janë shpallur fajtor për konspiracion për ndërmarrje të sulmeve terroriste.
Gjatë procesit, prokurorët pretenduan se Hysen Sherifi, emigrant nga Kosova kishte bërë konspiracion me personin Daniel Bond, gjithashtu i akuzuar për sulm në një bazë ushtarake amerikane në Kuantiko, afër Uashingtonit.
Hasani, Jaghi dhe Sherifi, së bashku me Daniel Bojdin dhe dy djemtë e tij janë shpallur fajtorë për terrorizëm.
Gjykata tha se për shtetasit Hasani, Jaghi dhe Sherifi, dënimi do të shpallet brenda 90 ditësh ndërsa pritet që ata të dënohen me 15 vjet burg e deri në burgim të përjetshëm.
Mohamed Omar Ali Hasan dhe Zijad Jaghi kanë shtetësi amerikane, ndërsa Hysen Sherifi ka dokumenta qëndrimi në Shtetet e Bashkuara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›