E Diel, 1 Nëntor 2026

Komploti i Lidhjes/ Kur Shuteriqi ekzekutoi Fishten dhe Konicen

Ne diskutimin e meposhtem qe ka mbajtur Shuteriqi misioni historik qe iu besua per te shkaterruar trashegimine e viteve 30 perben nje nga momentet me te renda per mendimin dhe letersine shqiptare. Ardhja me vonese e autoreve qe diktatura i mohoi ka cuar ne zbardhjen jo te plote te te gjithe prapaskenes komuniste pse ndodhi mohimi i tyre. Nganjehere provat jane para syve por shpesh trumbetat bien ne drejtim te kundert pikerisht aty ku mungon deshmia ose eshte zhdukur sic eshte kerkesa e vazhdueshme e hapjes se dosjeve. Po ashtu zhdukja e arkivave qofte te Lidhjes se Shkrimtareve apo te Arkivit te Shtetit ka qene gjithmone nje buke e ndaluar per shkak se dalin shume emra qe sot pasardhes ose vete ata vazhdojne te jene autoritet ne letersi apo akademike me ze.

Pas mendjes sime Sefulla Maleshova pret qe ne te bejme serish poet kombetar Fishten dhe Konicen korife te gjuhes shqipe. Ketu me duket se gabon rende. Gabon edhe sepse Sefulla Maleshova lefton me shume per vehten e tij duke bere sikur lefton per Fishten dhe Konicen. Ai duke pandyer se ne e kemi varrosur bashke me Fishten edhe Konicen kerkon te ngrihet nga varri bashke me tahellip kjo eshte nga fjalite me tronditese qe e marrim vesh pas 60 vjetesh prej nje personaliteti qe nuk I ka rene fama dhe pas vdekjes per vepren letersine qe ka lene trashegim.

Eumlshte fjala e Dhimiter S. Shuteriqit mbajtur ne konferencen e trete te Lidhjes se Shkrimtareve prej se ciles sot duhet te nxihet cdo shqiptar ne surrat per ekzekutimin qe iu be Fishtes dhe Konices dy korifenjve te letrave dhe mendimit shqiptar. Ishte vit vendimtar ku komploti per te zhdukur cdo gjurme antikomuniste shenon pragun dhe lajmeronte se cfare do te ndodhte me vone duke zberthyer si erdhen te gjitha mizorite e mevonshme komuniste mbi intelektualet dhe vepren e tyre.

Konferenca e trete e Lidhjes se Shkrimtareve e mbajtur per tri dite ne Tirane ne 1949 shenoi kufirin ndares mes antikomunisteve dhe pjeses servile atyre qe instaluan doktrinen komuniste ne letersi ne emer te krijimit te letersise se realizmit socialist. Kryqezata qe ndermori Lidhja kishte emrin e Shefqet Musarajt dhe bashke me nje emer tjeter me te njohur Dhimiter S. Shuteriqit udhehoqen rrugen per spastrimin e letersise nga armiqte tradhtaret dhe reaksionaret e fundit. Goditja ishte kunder tre emrave Sejfulla Maleshoves Skender Luarasit dhe Ymer Dishnices. Ne botimet e perjavshme qe ka ndermarre gazeta Standard per te zbardhur anen e erret por dhe te kundert me ate te hapjes se dosjeve permes periodikeve qe sot shiten sheshit ne trotuaret e Tiranes - marrim vesh se si u ekzekutuan emra personalitetesh ne letersine tone. Per 50 vjet Fishta Konica Koliqi Mithat Frasheri alias Lumo Skendo apo Mustafa Kruja u fshine nga historia jone e letersise jo vetem si emra por dhe zhdukje fizike te veprave te tyre. Kjo ishte nisma e pare qe ndermori fushata e Lidhjes se Shkrimtareve kur ne vitin 1949 u mbajt konferenca me famekeqe - e lidhim kete me rezistencen e fundit qe beri Sejfulla Maleshova dhe Skender Luarasi per ti perfshire emrat e mesiperm ne historine tone te letersise. Por kjo gjeti nje kundershtim te ashper te forte te pergatitur nga Partia dhe sipas udhezimeve te saj - nje grup njerezish te kryesuar nga Shuteriqi dhe Musaraj qe do te rrezonte Maleshoven nga kreu i Lidhjes per tu vendosur vete do te sillnin argumente nga me naivet ultrakomuniste si e si qe emrat e tyre te ishin ne krye te letersise. Ne tekstin e meposhtem qe perfaqeson nje nga diskutimet ate te Dhimiter Shuteriqit kuptojme se cfare menyrash demagogjine thellesine e propagandes qe u ndoq qe emrat e Fishtes Konices apo Lumo Skendos a Mustafa Krujes te mos qarkullonin me ne letersi. U gjeten te gjitha arsyet nga tradhtar antikombetar per Fishten lokalist i gjuhes qe te bindej pjesa injorante dhe servile e letersise per te instaluar makinen staliniste edhe mbi letersi ashtu sic ndodhi edhe ne gjuhen standarde.

Arsyet qe sjell Shuteriqi gjate diskutimit te tij per fshirjen e emrave te Fishtes Konices Mithat Frasherit Mustafa Krujes per here te pare Shuteriqi permend ekzistencen e Fjalorit qe me vone eshte zhdukur dhe deri tani nuk dihet cfare fati ka pasur etj. shprehin qarte lekundjet drastike qe pati me vendosjen e sistemit komunist. Shuteriqi i ri perflitej ne qarqet letrare si poet i mire por diktatures i duheshin njerez te manipulueshem teper shpejt. Menyra se si Shuteriqi e mbron veten dhe nxitimthi nuk na jep arsyen se ai vertet u manipulua por me koshience te plote duket se ka pranuar te kaloje ne kampin tjeter ate komunist. Si duket jo vetem qe ka parandier rrezikun qe mund ti kanosej nga kundervenia por me teper lufta e ashper qe po zhvillohej sic u pasqyrua ne konferencen e trete ndermjet shkrimtareve ishte per nje vend ne histori. Jashte ketyre parimeve luftonte Sejfulla Maleshova dhe Skender Luarasi kundershtimi i te cileve rrihte te deshmonte se letersia shqiptare kishte pararendes dinjitoze me emrat qe ata mbronin Fishten Konicen etj. Ne kete debat te ashper ku fjala e Maleshoves dhe Luarasit jane censuruar ne broshuren qe sherben si deshmi cfare ndodhi me 1949 perpjekja e fundit u shemb. Vete Shuteriqi nuk dukej se kishte ndonje ide te qarte per socrealizmin as se si do te shkruhej ne kete rryme ana propagandistike perfshinte dhe krahasimet dhe frymezimet mediokre staliniste qe vinin nga zhdanovizmi.

Egoja xhelozia smira te gjitha veset shqiptare qe kishte perpjekur Konica me vite per ti shkundur shqiptaret gjuha e pasur gegerishte e Fishtes apo profecia per pasojat e komunizmit nga Lumo Skendo apo rebelimi ironik i Skender Luarasit per idete marksiste te komunisteve shqiptare - te gjitha do te beheshin argumente pse duhet te ekzekutoheshin keto personalitete. Pas Musarajt kryqezata e Shuteriqit vjen me e ashper duke u dhene fund nje here e mire emrave qe prishnin pune ne historine e letersise komuniste duke hapur rrugen per praktikimin e letersise se realizmit socialist Se cfare metode ishte kjo ne Standard javen qe shkoi Sterjo Spasse rrekte te jepte nje perfytyrim duke pervetesuar mesimet e marksizem-leninizmit ideologjine e partise Ne diskutimin e meposhtem qe ka mbajtur Shuteriqi misioni historik qe iu besua per te shkaterruar trashegimine e viteve lsquo30 perben nje nga momentet me te renda per mendimin dhe letersine shqiptare. Ardhja me vonese e autoreve qe diktatura i mohoi ka cuar ne zbardhjen jo te plote te te gjithe prapaskenes komuniste pse ndodhi mohimi i tyre. Nganjehere provat jane para syve por shpesh trumbetat bien ne drejtim te kundert pikerisht aty ku mungon deshmia ose eshte zhdukur sic eshte kerkesa e vazhdueshme e hapjes se dosjeve. Po ashtu zhdukja e arkivave qofte te Lidhjes se Shkrimtareve apo te Arkivit te Shtetit ka qene gjithmone nje buke e ndaluar per shkak se dalin shume emra qe sot pasardhes ose vete ata vazhdojne te jene autoritet ne letersi apo akademike me ze qe nuk duhet tu preket as qimja e flokut. Per fat te keq syte nuk hidhen ne deshmine me te forte te asaj qe projektoi diktatura permes organeve te shtypit si perhapje me te shpejte te propagandes se saj. Ishte ideja kryesore e autoreve te konferences qe te hapeshin sa me shume revista dhe gazeta ne menyre qe te vinte me shpejt fama e tyre te mberrinte me shpejt realizmi socialist ndersa fshiheshin dokumente ku firmosej ekzekutimi dhe kthimi ne karton te mjaft veprave intelektuale. Sot keto deshmi nuk jane por leximi i historise behet dhe me koke mbrapsht ne ironi cfare diktatura perdori per propaganden e saj sot eshte bumerang faqe pa fund periodikesh me emra intelektualesh e shkrimtaresh qe flasin per nje letersi ideologjike. Shuteriqi eshte nje nder ta qe pervec egoizmit personal i pare ne letersi duket dhe mohimi me i skajem i emrave qe sot i kane dhene fytyre letersise dhe jane personalitete qe lexohen ne cdo kohe duke na qartesuar se kush jemi ne shqiptaret ne te vertete

Diskutimi i Dhimiter S. Shuteriqit ne Konferencen e trete te Lidhjes se Shkrimtareve 1949

Maleshova pret qe ne te bejme poet kombetar Fishten dhe Konicen korifenj te gjuhes shqipe

Do te diskutoj edhe une pak mi ceshtjet qe u ngriten ketu dje dhe sot. Kam nje here nja dy vrejtje te vogla nje mi vargun e lire per te cilin foli Nonda Bulka nje mi temat historike per te cilat foli Aleks Buda.

Nonda Bulka u shpreh per nje konfuzion te madh qe ekziston ne prodhimet tona poetike per shkak se po teprohet me vargun e lire duke dhene si shembull te vargut te lire vargun e thyer te Majakovskit. Une sdi rusisht po me sa jam informuar di se vargu i Majakovskit nuk eshte i lire me gjith se poeti e thyen e copeton.

Kjo eshte ceshtje grafie. Varg i lire esht ai qe ska ritem te caktuar as rime kurse vargu i Majakovskit i ka te dyja edhe ritmin e caktuar edhe rimen.

Per sa i takon ceshtjes qe ngriti Aleks Buda se munt te merremi edhe me temat historike ky eshte nje mendim interesant. Po meqe sot per sot ne e njohim pak dhe jo si duhet historine tone esht e veshtire ti trajtojme drejte ato tema. Pastaj kam frike se po te merremi me to munt te harrojme temat aktuale.

Dua te bisedoj pak me gjate mi Konicen dhe Nolin per te cilet foli Sejfulla Maleshova. Do te them edhe dy fjale mi Fishten dhe Mjeden per te cilet u sqarua mire Mark Ndoja. Jam i mendjes qe Sejfulla Maleshova nuk njeh as Konicen as Fishten dhe ca me pak Mjeden. Mi Nolin ka mundesi te dije dicka me shum. Ai flet per ta pa i njohur me sa ka lexuar apo degjuar nje here e nje kohe dhe rastesisht prej tyre. Mendjen se ka vare seriozisht per ta.

Bie fjala ai Konicen dhe Nolin i ben nje duke na thene se gjithe jeten at akane patur te njejta pikepamje Kjo sesht e vertete. Mua meshte dashur te merrem me ta sepse jap mesimin e letersise shqipe te lexoj veprat e tyre tu ndjek zhvillimin si auktore dhe si njeres neper gjithe shkrimet e shperndara te tyre. Konica nuk ka pasur gjithmone pikepamje te njejta me Nolin. Le te marrim Konicen.

Aktivitetin letrar dhe patriotik e ka filluar ne Bruxelles me 1897 kur nisi te botonte revisten Albania. Shtate muaj me radhe gjer te numuri i tete i revistes Konica ndoq politiken antiturke te patrioteve te vertete te kohes. Ky ish nje qendrim i drejte. Ahere kish nisur te piqej mire ideja per clirimin e plote te Shqiperise per shkeputjen e plote nga Turqia dhe jo vetem per autonomi si me 1878. Po tamam ne numurin tete te revistes Albania Konica filloi te ndjeke politiken e perkundert per marreveshtje me Turqin per bashkepunim me sulltanin gjoja ne plateformen e 1878. Tani jemi ne kohen kur levizin maqedonet per lirine e tyre kur bullgaret levizin gjithashtu per liri te plote jemi ne kohen e luftes greko-turke dmth se eshte rasti mi mire qe te propagandohet dhe te veprohet per ceshtjen e independences sone. Kete Naimi e ka kuptuar prandaj shkruan Istorin e Skenderbeut qe ishte nje kushtrim i forte per tu cliruar. Samiu shkruan ahere Shqiperia cka qene ceshte dhe cdo te behete ku flet per varrosjen e kermes turke haptazi duke qendruar brenda ne Stamboll. Turqia u qelb thote ai do te na farmakose edhe ne me kuterbimin e saj tjeter shpetim ska vec te shkeputemi prej saj te clirohemi. Para se ta botonte ate liber Samiu ish nen vrejtje ne shtepi te tij ne Stamboll nga qeverisa turke leje skish te dilte po munt ta vizitonin pasi botoi librin askush me skish leje te shkonte ta vizitoje. Kjo te kujton ate krahasim qe beri Mark Ndoja ne mes punes se Migjenit dhe te Maleshoves ketu Migjeni shkruante dhe vepronte si poet rebel ne terrorin e Zogut jo jashte Shqiperise. Edhe Naimi me Samiun ne Stamboll brenda shkruanin dhe vepronin si rebele dhe jo jashte Turqise. Faik Konica ish i lire ne Bruxelles atje ai munt te shkruante cte desh munt te qe edhe rebel. Po vetem shtate muaj mbajti jo me tutje. Me 1897 Konica tradhton - eshte fjala vete e Naimit qe punon ne Stamboll per indipendencen. Konica ahere behet agjent i politikes austro-hungare ne Shqiperi shok i klerit katolik qe eshte agjent i vjeter i po asaj politike. Shkrimet e klerit katolik do ti mbushin ahere faqet e Albania-s dhe do te vazhdojne gjer sat e kete jete revista gjer me 1909.

Me 1909 Noli beri nje nga gabimet me te renda ne jeten e tij solli Faik Konicen nAmerike dhe lejoi qe ky te behet strumbullar i levizjes kombetare tatjeshme. Tere peripecite dhe vuajtjet e shoqerise Vatra per faj te Konices i njohin mire shqiptaret e Amerikes punetoret qe derdhen dollaret e tyre per Faik Konicen me shoke. Eumlsht e tmereshme te mendosh se si me 1912 pak me shume se nje muaj para shpalljes sindipendences se Shqiperise ne Vlore Konica dhe Noli bejne te deum-e dhe telegrame dhe mundohen te mbledhin vullnetare shqiptare nAmerike qe ti shpien te leftojne per sulltanin kunder ballkanasve te cilet jane vene te permbysin Turqine Ja efekti i drejtperdrejte i venies se Konices ne krye te Vatres dhe te Diellit.

Vertet ahere kishte shume patriote te mire qe e humbisnin toruan ngandonjehere. Per shembull me 1908 njeres si Cercis Topulli dhe Mihal Gramenua me shoke besuan se kush e di se cfare lirie fituan me konstitucionin xhonturk dhe zbriten nga mallet me bajraqet e luftes ne dore. Ne e dime se cfare liri genjeshter dolli ajo.

Po fajin se kishin patriotet e ndershem qe nuk qene ne gjendje te gjykojne menjehere. Fajin e kishin kryeaxhitatoret e ahershem njeres si Fishta qe shkruante kenge per te mbledhur ushtare per Turqine njeres si Lumo Skendua qe pelqente me mire ta quante vehten osmanli. I tille kryeaxhitator ka qene gjate rilindjes dhe tere jeten e tij Faik Konica me gjithe qe nuk munt ta akuzojme ne kete rast special. Keta lloj kryeaxhitatoresh turbullonin mendjet e patrioteve edhe tatyre qe si Cercizi me Mihalin paten vene koken ne torbet per lirine e Shqiperise.

Para vitit 1909 Konica me Nolin teper pak kane te bejne. Pas 1914 gjer me 1919 prap skane te bejne shume. Konica mbeti gjate luftes nAustri dhe ne GJermani kurse Noli mundi te hidhet serish nAmerike. Konica qe fsheu koken te Habsburget me te mbaruar lufta me te kaluar Brenerin me te rene nItali u be italofil i flakte ky armik i famshem i Italise Aqe teper italofil sa mohoi dhe perpjekjet e drejta te popullit tone ahere denoi luften e Vlores

Une shoke skam me perse te zgjatem mi Konicen. Gjer me 1924 ai u mundua te vije ne fuqi ne Shqiperi me ndihmen e Vatres. Desh mbase te behet ndonje kryetar Republike. Qe nuk hypi ne fuqi kjo i detyrohet edhe karakterit te tij te lik s njeri grindavec qe armiqesohej me te gjithe. Pas 1924-s Faiku qe Faiku dhe nuk la gje pa bere. Keto i di secili.

Tani munt edhe te pyese njeriu pa dashur tekzagjeroje gje cfare ndryshimi ka ne mes te Mustafa Krujes dhe Faik Konices Edhe Mustafa Kruja ka bere nje fjalor nje fjalor voluminoz dhe shqip shkruan mire. Ndryshimi eshte ketu sidomos qe Faik Konica prej 1897 gjer me 1941 kur vdiq dmth 44 vjet me radhe ka mundur te flase dy here me shume se Mustafa Kruja po te mos marre asnjehere fuqine ne dore duke qendruar kryesisht nanen e perkundert tinteresave te vendit me pende ne dore. Kurse Mustafa Kruja nje here qe mori fuqine ne dore si la kusur. Ja ana pozitive e Faikut. Do te themi se ka shkruar shqipen mire shume mire. Kete domosdo do ta themi. Po ka pasur ndryshim qe Voltaire-i pergatiti edhe revolucionin francez kurse Faik Konica mbeti nje varrmihes i pakorrigjueshem. Ai ndenji nat e dite me kazme ne dore dhe kunder popullit. Kete njeri Maleshova kerkon domosdo ta beje ta gelltisim lehte. Dhe atehere Maleshoves i duhet te harroje sikunder vuri ne dukje Mark Ndoja se Konica na la Nen hijen e hurmave kurse Noli perktheu si Shakespeare Cervantes Ibanes etj.

Do te merrem pak me Fishten dhe Mjeden. Per ne Mjeda eshte njeri pozitif me gjithe veladonin e tij me gjithe ndonje mungese qe munt te kete. Kete ne na e ka thene edhe Partia jone dhe Sejfulla Maleshova e di qe mundohet ta beje nje me Fishten. Njeri pa te meta ska patur. Edhe Naimi kish te metat e tij fjala vjen. Ne ia njohim. Po ne dime qe edhe Mjeda si dhe Naimi jetuan per popullin tone. Pardje duke biseduar per Mjeden zoti Xhuvani me thosh se me 1917 kur kishin mbledhur per ceshtje te gjuhes shqipe Mjedes i shpetoi nje fjale jo e pershtatshme per lirine e vendit. Si kuptohet kjo

Kuptohet keshtu Ky njeri pat edhe paqartesine e tij dhe ne nje cast deshperimi nuk diti se si te mendoje ahere gjate luftes kur ne Shqiperi kishte nja kater a pese qeveri. Po Mjeden askush se njeh per reaksionar njeri naktivitetin e tij politik dhe letrar. Nese ka patur caste paqartesie dhe deshperimi te gjithe kemi patur. Thame se edhe Naimi kish. Po nuk qene ato gjekafshe esenciale ne punen e nje Mjede dhe te nje Naimi.

Do te ngre edhe nje ceshtje per Fishten. Do te bej nje pyetje per ceshtjen e kontributit te tij gjuhesor qe ngriti Sejfulla Maleshova me gjithe qe nuk jam i sigurte a kam vertet te drejte. Sejfulla Maleshova mendon se nje nga anet me pozitive te Fishtes eshte gjuha e popullit qe ai ka perdorur duke vene ne themel te vepres se tij poezine popullore. Ne kemi qene ne gjendje semifeudale dhe simikoloniale te ndare ne toske dhe ne gege me dy dialekte toskerisht dhe gegerisht. Qe te pretendonim pra ne kohe te rilindjes per nje gjuhe te vetme letrare ish e veshtirem ish e pamundur. Po rilindasit dhe jo vetem Naimi dhe Sami po edhe ndonje tjeter si Vretua me shoke u munduan ti afrojne te dy dialektet ti bejne te kuptueshem per te gjithe. Si veproi Fishta Ai u permbajt ne gjuhen lokale te malesive te veriut gjuhe burrash vertete por kete ska njeri dyshim po Fishta qe nje lokalist i tepruar dhe krijoi nje si kamp te dyte te gjuhes ne Shqiperi kunder perpjekjes se te pareve per afrim. Edhe Paso Vasha nga Shkodra ishte po me 1878 ai shkruan me nje shqipe te tille Mori Shqipni e mjera Shqipnihellip te cilen ska burre shqiptari te mos e marre vesh. Me kujtohet kur isha femi se im ate kur ipte mesimin e shqipes ne Korce deshperohej se Fishten sia kuptonte njeri. Fishta e terhoqi letersine ne Shkoder drejt nje lokalizmi pa fre. Ai munt te shkruante fare mire me ndryshe qe te kuptohej pa frike kudo ne veri dhe ne Shqiperi. A na lejohet ne te shkruajm si flitet ne Dukagjin apo ne Mirdite Duke vepruar ashtu si lokalist i papermbajtur a nuk lojti Fishta nje rol negative me rendesi per zhvillimin e gjuhes shqipe ne dem te ceshtjes per nje gjuhe te vetme ose te perbashket Pa tjeter nuk i mohon Fishtes cdo merite ne perdorimin e gjuhes dhe te folklores se veriut.

Me lejoni tani te hidhem ne disa ceshtje te tjera. Dua njehere te pyes perse Sejfulla Maleshova na akuzon se biem ne subjektivizem kur gjykojme Konicen dhe Fishten Ke quan subjektivizem Sejfulla Maleshova Pas mendjes sime ai quan subjektivizem faktin se ne Naimin dhe Mjeden me shoke i renditim ne radhen e atyre qe punuan drejt si letrare dhe si patriote kurse Konicen me Fishten i veme ne balle te letrareve reaksionare Po a eshte subjektivizem kjo Nese po une pranoj te jem subjektiv ne kete rast. Vetem se ceshtja qendron keshtu ne perpiqemi ti tregojme popullit sec pat te mire e te math ne te kaluaren trashegimin e tij te shendoshe. Kete nuk munt ta bejme pa lufte. Sejfulla Maleshova na rekomandon ne kete rast te jemi objektive. Ky eshte me duket tamam objektivizmi qe denon Zhdanovi ne kritiken mi Historine e filozofise tAleksandrovit. Dhe ky eshte indiferentizem. Prandaj ne kete lloj objektivizmi nuk e duam.

Pas mendjes sime Sejfulla Maleshova pret qe ne te bejme serish poet kombetar Fishten dhe Konicen korife te gjuhes shqipe.

Ketu me duket se gabon rende. Gabon edhe sepse Sejfulla Maleshova lefton me shume per vehten e tij duke bere sikur lefton per Fishten dhe Konicen. Ai duke pandyer se ne e kemi varrosur bashke me Fishten edhe Konicen kerkon te ngrihet nga varri bashke me ta. Te mos kerkoje Sejfulla Maleshova te ngrihet nga varri bashke me ta se ahere i ha vehtes edhe ate merite qe i njeh. Dhe ky eshte tamam subjektivizem.

Do te jap nje sqarim mbi pretendimin e dr. Ymer Dishnices qe na tha se Ali Kelmendi i kishte bere vjershat e Sejfulla Maleshoves livre de xhevet kur qe ne Shqiperi dhe se ngado qe vinte ato kendonte. Edhe mua me ka rene rasti ta njoh ahere Ali Kelmendin ne Korce.

Dr. Dishnica i pret fjalen - Ti ahere ishe ne grupin e Niko Xoxes.

Dh. Shuteriqi vazhdon - Po rreth nje muaj. Pastaj bashke me shoket e mij studente kemi vajtur ne grupin e Pilo Peristerit me shoke. Atje na shpuri Ali Kelmendi. E pra me sa me kujtohet nga Aliu kurre sia pashe vjershat e Maleshoves ne dore dhe kurre nuk degjova te beje fjale per to. Ca me shume. Ahere une interesohesha fort per gjithe botimet shqipe sidomos per ato qe dilnin jashte duke nisur qe nga Liria Kombetare. Kurre as ne kete gazete nuk mbaj ment te kem lexuar asgje nga Sejfulla Maleshova dhe emrin e tij ne te rinjte ahere se njihnim. Me 1936 bashkepunoja ngushte te Bota e re e Korces. Ne mes te rinjve qe nisen te shkruajne ahere atje emeri i Sejfulla Maleshoves nuk njihej. Ky pa dyshim nuk qe nje problem qe duhej shtruar ketu po eshte fjala te mos perdhunohet realiteti. Vjershat e Sejfulla Maleshoves njiheshin prej mbase rrallekujt ne Shqiperi. Ai nuk munt te kete pretendime pra se influencoi ne vent tone mi zhvillimin e tendencave perparimtare dhe revolucionare ne kohe te Zogut.

Do te them dicka edhe mi sa foli Skender Luarasi. Skender Luarasi ka tre vjet qe shikon vetem zi ne vent tone. Keshtu na tha. Po Skender Luarasi ka dyzet vjet qe shikon zi dhe qe ssheh kurre dite te bardhe. Nuk di cfare shikonte ne kohe te Nolit. Ne kohe te Zogut domosdo ka pare zi. Por qe sot tre vjet pse sheh vetem zi Luarasi Ky njeri mbeti me kritiken te buza si nje varrmihes i vertete.

Luarasi foli ketu per duplicitetin e fjaleve dhe te fjalive. Po fjala eshte fjale dhe ska pse te jete duble po te mos duam ne. Cfare deshi te provoje Skender Luarasi duke folur mi duplicitetin e fjaleve dhe te fjalive Sigurisht te kritikoje. Po kritikoi terthorazi. Ne fakt qe ai vete qe na foli ketu me fjale dhe fjali duble qe beri duplicitet.

Luarasi tha se gjate ketyre tre vjeteve ai ska pushuar se foluri kunder padrejtesive qe paska bere Lidhja e Shkrimtareve. Kjo nuk esht e vertete. Keto tre vjet Skender Luarasi ska kritikuar Lidhjen po eshte marre vetem me sulme personale kunder meje Mark Ndojes dhe Foto Stamos. Ku qe shkaku

Skender Luarasi imagjinon shkaqe. Nje prej tyre duket te kete qene sepse nuk u ngarkua edhe ai te punoje per historine e letersise shqipe. Qe ahere Skender Luarasi mbeti me dekadentizimin ne goje duke u bere kunder tij mprojtes i flaket i letersise shqipe. Po si vepron Vete ne klase sulmon shkrimet e mia vecanerisht duke mos u marre me ato qe I ka caktuar Shteti ne program po duke cvarrosur te tjera. Kjo eshte menyra prej varrmihesi. Ai merret me shkrimet e mia kur isha 17-19 vjec. Megjithate ai di se edhe ahere une beja pjese ne radhe te shkrimtareve perparimtare qe grumbulloi Bota e Re. Ne kete reviste kam shtruar sado ne menyre konfuze gje qe kuptohet per kohen ceshtjen e realizmit. Ahere ne Shqiperi me ane te botimeve franceze kish filluar te degjohet edhe emeri i realizmit socialist. Realizmin ahere ne nuk e kuptonim si duhej po e deshironim. Te mos ngecet pra Dr. Dishnica te Migjeni sepse ky nuk e kupton gjithmone drejt realizmin. Te Migjeni ne formen qe ky diti te perdore u konkretizuan idealet e rinise perparimtare te Shqiperise. As Skender Luarasi te mos vere ne dukej vetem te metat.

Skender Luarasit nuk i mbushet mendja se Naimi qe prej familje feudale dhe per kete ka ngritur kunder meje nje grindje te kote. Atij nuk i mbushet mendja se feudalet lojten rol gjate rilindjes. Eumlshte e vertete qe feudalet sidomos ata liberale vepruan gjate rilindjes po kryesisht per interesat e tyre dhe keto interesa disa here jane takuar me interesat e popullit. Feudalet nuk e deshen copetimin e Shqiperise me 1878 dhe me vone gjate rilindjes sepse kishin hallin e tokave te tyre. Po si perpiqeshin ata per Shqiperine Kur u mirrte zjarr postiqeja. Po kur Turqia prape nuk shpertallohej dhe Shqiperia nuk copetohej ata e braktisnin levizjen. Keshtu bene me 1880 keshtu dhe te tjera here gjate rilindjes. Sa per Naimin dhe Samiun edhe sepse qene buj feudalesh ata nuk e braktisen levizjen nuk i lane armet. Munt te thomi se ata kishin dale dhe jashte klases se tyre duke u bere memure. Ata kishin ideale borgjeze dhe keto i mprojten fort. Eumlsht e vertete qe ne krye te levizjes nuk qene vetem feudalet dhe djemte e tyre te llojit te Naimit. Ne e dime qe shpirt i levizjes kane qene edhe Kristoforidhi Vretua Vaso Pasha dhe Koto Hoxhi me shoke bij zanatcijsh tregtaresh apo bujqijsh. Luarasi ka te drejte nese harrojme rolin e tyre kryesor. Po ai nuk kerkon te gjeje te drejten ai kapet pas nje ceshtje qe nuk njeh dhe ben keshtu lufte personale pa princip aspak te ndershme. Me kritika te tilla Skender Luarasi kalon kohen dhe vete nuk ka bere as sa ngre miza me lete per te na skjaruar mi ndonje ceshtje qe ai njeh.

Edhe nje fjale. Kur foli per marksizem-leninizmin Luarasi tha se ka filluar ta njohe qe kur ish student nAustri dhe nuk e di a do tarrinje te omega kur te vdese. Une do ti thosha Pse eshte nisur per te omega Alfa beta gama jane mjaft. Aty kishim te bejme me nje manifestim megalomani te zakonshem te Luarasi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›