E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompozitori Thoma Simaku në Festivalin e Pranverës në Angli

Kompozitori shqiptar Thoma Simaku, i cili prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe, do të jetë pjesë e programit në Festivalin e Pranverës, që u hap të enjten në Angli. Simaku, i vlerësuar në vitin 2009 si “kompozitori i vitit” në Britani, përfaqësohet me një vepër me motive shqiptare. Është premiera e pjesës “Fluturimi i shqiponjës”, që do të interpretohet nga pianisti i ri Joseph Houston, i cili studion me Ashley Wass në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Londër. Mes të tjerëve, në program janë kompozitorë mjaft të njohur të shekullit XX, si Berio (1925-2003), Kurtag (1926) dhe Ligeti (1923-2006), si edhe William Brooks, kompozitor amerikan, profesor në Universitetin e York-ut. Këtë pjesë Thoma Simaku e ka kompozuar fillimisht në vitin 2000 dhe prej asaj kohe është luajtur disa herë në Angli, Amerikë, Itali dhe në Kosovë nga pianisti anglez Ian Pace dhe pianistja japoneze Noriko Kawai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›