E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuna ndërhyn në rrugën që prishi kompania e naftës

Mallakastër

Pas shumë kërkesash dhe protestash, banorët e Komunës Qendër të Mallakastrës do të mund të kenë rrugën e premtuar në shumë fushata elektorale. Gjatë viteve të fundit, këta banorë, kryesisht banorët e fshatit Usojë, janë hedhur disa herë në protesta për gjendjen e infrastrukturës rrugore. Përveç gjendjes së saj të mjerueshme si shkak i mungesës së investimeve, një tjetër shkak për përkeqësimin e gjendjes së rrugës ka qenë dhe përdorimi i saj nga mjetet e tonazhit të rëndë të firmës private të naftës që operon në këtë zonë. Ka qenë një fond i komunës ai që i ka ardhur në ndihmë këtij shqetësimi të banorëve, me qëllim zbutjen e situatës dhe uljen e tensioneve të ngritura mes banorëve dhe kompanisë private. Komuna, me një fond modest të sajin, dhe me mjetet që ka në dispozicion, ka nisur zgjerimin e rrugës me perspektivë për ta shtruar më pas me asfalt.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›