E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimorët nisin aksionin në Shirokë

Shkodër

Inspektorati ndërtimor i Shkodrës ka nisur dje një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në lagjen turistike të Shkodrës, buzë liqenit në Shirokë. Aksioni i ndërtimorëve ka nisur rreth orës 10:30 të mëngjesit dhe ka vazhduar për rreth dy orë, duke prishur disa ndërtime pa leje. Nuk janë shënuar momente tensioni mes pronarëve të ndërtesave dhe uniformave ndërtimore. Ndërkohë mësohet se vala e prishjeve të ndërtimeve pa leje do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. Sipas drejtorit të inspektoratit ndërtimor të Shkodrës, Roland çomo, puna në ditët në vazhdim do të përqendrohet në zonat turistike dhe ato muzeale pranë kalasë së Rozafës. “Më prioritare për t’u prishur do jenë ato objekte pa leje që janë bërë pengesë për planet rregulluese të qytetit, qofshin këto në periferi apo në qendër”, ka nënvizuar më tej çomo. Aksioni i policisë ndërtimore është mbështetur dhe nga uniformat blu, për të parandaluar përplasjen e mundshme me pronarët e objekteve.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›