E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunistët në botë kundër Kosovës

• Rreth 2 000 protestues serbë me thirrjet "Kosova është Serbi!" parakaluan dje në qytetin e ndarë mes dy etnive në Kosovë, në ditën e gjashtë të protestave kundër pavarësisë.Policia e OKB-së në valën e protestave formoi një kordon rreth urës kryesore që ndan qytetin e tensionuar të Mitrovicës. Protestuesit valëvitnin flamurë serbë dhe rusë dhe thërrisnin "Rusia, Vladimir Putin". Një helikopter i NATO-s ka fluturuar mbi urë për të monitoruar protestat. Protesta e djeshme ishte më pak e dhunshme se ajo e së premtes. Ka pasur protesta edhe në vende të tjera kundër pavarësisë së Kosovës. MoskëNjë milion njerëz kanë zbritur në rrugët e Moskës për të protestuar kundër pavarësisë së Kosovës. Ata ishin organizuar nga kandidati komunist për postin e presidentit në zgjedhjet e ardhme ruse, që zhvillohen më 2 prill, Guenadi Ziuganov, i cili mbajti një fjalim shumë agresiv kundër perëndimit, që përkrahu deri në fund pavarësinë e Kosovës. "NATO dhe SHBA-ja kanë përdorur një mënyrë të njëjtë si Gjermania Naziste duke shkatërruar Irakun dhe duke sulmuar popullin serb, vëllezërit tanë, të cilëve i rrëmbyen Kosovën. LondërNë kryeqytetin britanik rreth 150 persona demonstruan kundër njohjes që Britania i bëri Kosovës si shtet i pavarur. Ata valëvitën flamuj serbë dhe dorëzuan një peticion në Downing Street. AustraliEdhe ne Melburn rreth 1 00 persona kanë protestuar para federal square duke u drejtuar nga Parlamenti me flamuj serbë duke kërkuar tërheqje nga mbështetja për pavarësinë e Kosovës.AthinëNë Athinë, Greqi, rreth 2 000 demonstrues prokomunistë marshuan në ambasadën amerikane të shtunën. Ndërsa në Beograd, prokurori i Përgjithshëm i vendit tha se, autoritetet janë në kërkim të pjesëmarrësve në trazirat e kësaj jave që sulmuan dhunshëm ambasadën amerikane dhe pika të tjera perëndimore në Beograd. "Ne po mbledhim prova dhe po identifikojmë keqbërësit", tha Sllobodan Radovanoviç në një deklaratë. Policia serbe ka konfirmuar arrestimin e rreth 200 personave në protestat e së enjtes, të cilat u shënuan si ngjarja më e dhunshme që në kohën e largimit të Millosheviçit në vitin 2000. Protestuesit dogjën disa zyra të sektorit konsullor në ambasadën amerikane dhe sulmuan misionin në Gjermani, Belgjikë, Turqi dhe Kroaci.Shpërngulet misioniGjendja e trazuar në Mitrovicë dhe protestat e dhunshme që nuk kanë të sosur kanë detyruar anëtarët e misionit të Bashkimit Evropian, EULEX që të shpërngulen nga zyrat e tyre në veri, në jug të qytetit të Mitrovicës. Sipas zyrës së BE-së, shpërngulja është e përkohshme. Ndërkohë serbët e Mitrovicës, menjëherë pas largimit të misionit të BE-së, kanë vendosur në selinë e tyre flamurin serb, duke e vlerësuar këtë si fitore."SHBA-të fajtore"Ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiç, ia ka "veshur" fajin për trazirat e dhunshme në Beograd kundër përfaqësive diplomatike dhe tregtare perëndimore, Shteteve të Bashkuara. "Shtetet e Bashkuara janë fajtori më i madh i trazirave që nga 17 shkurti, kur Kosova shpalli pavarësinë", ka thënë Samarxhiç. Ai shtoi se, Qeveria e Serbisë do të vazhdojë t'i bëjë thirrje SHBA-ve që ta marrin përgjegjësinë për dhunimin e ligjit ndërkombëtar.Solana kundër Putin për KosovënDiplomati i lartë i Bashkimit Evropian, Havier Solana ka kundërshtuar deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin, mbi Kosovën një ditë më parë, i cili tha se, shpallja e pavarësisë se Kosova përbën një "precedent të tmerrshëm" që do të kthehet për të goditur perëndimin "në fytyrë". Solana i ka hedhur poshtë këto  kritika. Në një intervistë për të gazetën gjermane "Bild am Sonntag", Solana theksoi se, "vendimi për statusin e ardhshëm të Kosovës ishte i paevitueshëm dhe sjell stabilitet shtesë afatgjatë për rajonin dhe rrjedhimisht për të gjithë ne".Rajs: Serbia përgjegjëse, Kosova nuk i përket më Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs, fajësoi qeverinë e Serbisë për ngjarjet në Beograd, ku u sulmuan ambasada e SHBA-ve dhe e vendeve të tjera. Sipas Rajs, qeveria në Beograd dështoi në obligimet e saj për të mbrojtur ambasadën amerikane dhe ambasadat tjera nga protestuesit. "Ata kishin obligim t'i mbrojnë misionet diplomatike. Nga ajo që mund të themi, prania e policisë në atë çast ose nuk ishte e duhur, ose ishte e papërgjegjshme. Ne ia kemi bërë shumë të qartë Qeverisë së Serbisë se nuk presim që kjo të ndodhë përsëri", tha ajo duke theksuar se është koha që serbët të pranojnë se Kosova më nuk u përket atyre.Khalilzad: Rusia më realiste për Kosovën"Komentet e ashpra nga Rusia, të cilat mbështetësit perëndimorë të pavarësisë së Kosovës i akuzojnë për sulmet e turmës ndaj ambasadave të perëndimit në Beograd, janë në mospërputhje me qëndrimin e Moskës mbi këtë çështje në Kombet e Bashkuara", tha ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad. "Po shoh se rusët janë shumë realistë. Brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara, ne e shohim dëshirën e rusëve për t'u përshtatur shpalljes së pavarësisë së Kosovës", ka thënë ambasadori Khalilzad.Thaçi takon krijuesin e flamurit, ish-luftëtarin e UÇKKryeministri Thaçi ka takuar dje Muhamer Ibrahimin, krijuesin e flamurit të Republikës së Kosovës. Thaçi tha se tha se ndihet shumë mirë që shpirti, mendja, sakrifica, ideja, ideali, por edhe dora e ish-luftëtarit të lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka prezantuar dhe e ka dizajnuar simbolin e ri të Kosovës, flamurin shtetëror të Kosovës, që do të valojë edhe në OKB edhe në gjithë botën për jetë të jetëve.  "Ideal i luftës për liri tashmë po ngadhënjen edhe në betejën për dizajnimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës", deklaroi kryeministri Hashim Thaçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›