E Shtunë, 31 Tetor 2026

LRI, konventë me gjimnazistët

• Lëvizja Rinore për Integrim organizoi dje në ambientet e Akademisë së Arteve, Konventën e Parë të gjimnazistëve të Tiranës.Në këtë Konventë morën pjesë edhe zv.kryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, nënkryetari Sokol Axhemi, sekretarja Organizative e LSI-së së Tiranës, Monika Kryemadhi, drejtues dhe anëtarë të Kryesisë së LRI-së. Gjatë fjalës së tyre, kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho dhe përfaqësues nga gjimnazet e Tiranës, evidentuan disa prej shqetësimeve të rinisë në Tiranë dhe në mbarë vendin, duke shprehur edhe ide dhe alternativa se si mund të shkohet drejt zgjidhjes së tyre. Duke përshëndetur të rinjtë, Xhufi u shpreh se, "kjo është arsyeja që pjesëmarrja e rinisë në politikë nuk është një domosdoshmëri vetëm për LRI-në, por është një domosdoshmëri për të ndryshuar politikën shqiptare, në mënyrë që fatet e kësaj gjenerate të mos mbesin në duart e atyre që nuk punojnë dhe që nuk mendojnë për të ardhmen e tyre". Ndërsa, sekretarja Organizative e LSI-së për kryeqytetin, Monika Kryemadhi, vuri në dukje se "aktiviteti i sotëm tregon vullnetin për t'u përqendruar mbi ato probleme që janë sfidat tona për një Tiranë sociale, për një Tiranë e cila integron të gjithë dhe gjithsecili të ndihet një qytetar i denjë i saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›