Prangosen 2 ish-drejtorë shkollash, dhanë diploma false
20/03/2009 Merrnin nga 50 mijë lekë për person. Nën hetim edhe persona të tjerë të dyshuar
ELBASAN- Hetimet e Prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan në bashkëpunim me Sektorin kundër Krimit Ekonomik kanë çuar në pranga dy ish-drejtues shkollash, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë pajisur me diploma shtetas që nuk kishin frekuentuar shkollën. Bajram Kllogjeri dhe Gëzim Skënderi janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve shkollore të kryera në bashkëpunim.
Operacioni
Në një operacion të koduar “Filtri” me dy urdhër-ndalimet në duar agjentët e policisë kanë arrestuar dje në mesditë dy shtetasit Kllogjeri dhe Skënderi pas një hetimi disa mujor. Në bazë të informacioneve nga policia, hetimet në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar kanë nisur qysh në vitin 2008. Gëzim Skënderi në detyrën e drejtorit të shkollës “Qemal Stafa” akuzohet se ka siguruar duke i pajisur me vërtetime të falsifikuara disa shtetas. Me këtë vërtetim ata edhe pse nuk kishin frekuentuar mësimin regjistroheshin sërish fiktivisht në shkollën “Çaush Senja” të komunës Tunjë në rrethin e Gramshit nga drejtori i kësaj shkolle Bajram Kllogjeri. Në këtë shkollë ata pajiseshin me diplomë për përfundimin e shkollës së mesme. Për të dy shtetasit Bajram Kllogjeri, 42 vjeç, lindur e banues në Gramsh në lagjen “Sporti” dhe Gëzim Skënderi, lindur e banues në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan është lëshuar më 19 mars dhe është ekzekutuar nga policia brenda kësaj dite. Prokuroria konfirmon se ka mbledhur provat e nevojshme për këtë skemë. Nga hetimet dyshohet se personat e mësipërm e realizonin veprën penale në këmbim të shumave të caktuara të parave. Dyshohet se të rinjtë përfitues janë kryesisht emigrantë, nxënës të korrespondencës, të cilët paguanin shuma që fillojnë nga 50 mijë lekë. Po kështu janë bllokuar edhe diploma që vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj tyre. Gjithsesi këto prova pritet të zbardhen në gjykatë. Sipas Sektorit kundër Krimit Financiar, ka edhe të dyshuar të tjerë si bashkautorë, emrat e të cilëve për momentin janë pjesë e hetimit.
Abuzimi
Skema funksiononte e tillë: Drejtori i shkollës “Qemal Stafa” lëshonte vërtetime sikur persona të caktuar kishin përfunduar dy ose 3 vjet në këtë shkollë dhe kërkonin të transferoheshin në një shkollë tjetër. Ky vërtetim i shërbente drejtorit të shkollës së Tunjës Bajram Kllogjeri që të bënte regjistrimin dhe këta persona pa u paraqitur asnjëherë në shkollë të përfundonin arsimin e mesëm duke marrë diplomën. Skemën e bashkëpunimit dy drejtorët e kishin krijuar me qëllim që të mos zbulohej fiktiviteti. Numri i personave duhet të jetë të paktën 10 vetë. Paratë e përfituara ndaheshin mes palëve. Pak muaj më parë drejtori i shkollës “Qemal Stafa” u shkarkua pasi u vërejtën mjaft probleme në menaxhimin e sistemit të korrespondencës. Dyshohet se hetimet ndaj tij kanë nisur menjëherë pas shkarkimit duke zbuluar edhe bashkëpunëtorin tjetër.