Komuniteti Mysliman sundohet duke shpikur terrorizëm
Tiranë- Me një vendim të paprecedentë Gjykata e Tiranës ka urdhëruar një imam të mos i afrohet xhamisë, duke e konsideruar të rrezikshëm. Ka qenë imami i ri i xhamisë, i emëruar nga Komuniteti Mysliman, i cili ka vënë në lëvizje drejtësinë.
Vendimi i gjykatës arsyeton se imami Lulzim Plloçi ka penguar ushtrimin e veprimtarive të organizatave fetare. Më konkretisht: Plloci ishte shkarkuar si imam i Xhamisë së Medresesë në Tiranë, nga Komuniteti Mysliman. Por siç ka pohuar ai, edhe pas shkarkimit, ai ka drejtuar lutjet në këtë xhami, pasi besimtarët nuk e kanë pranuar imamin e ri të emëruar po nga Komuniteti Mysliman. Imami i ri, sipas vendimit të gjykatës, në datën 27 Prill i është drejtuar policinë me një padi për pengim të veprimtarive fetare, pasi sipas tij imami i shkakruar nuk e lejonte të drejtonte lutjet. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi që imami Plloci të mos futet më në Xhaminë e Medresesë. Plloci i tregoi medias një listë të besimtarëve që kishin firmosur një peticion, ku kërkonin rikthimin e tij në drejtimin e xhamisë. Sipas Pllocit, ata nuk e pranonin imamin e ri që dërgoi Komuniteti Mysliman.
Por mbi çbazë ligjore shteti ndërhyn në punët e fesë? Plloci thotë se Komuniteti Mysliman është i vetmi institucion fetar që ka një marrëveshje me shtetin ku thuhet se kur vërehen divergjenca apo ekstremizma, njofton organet përkatëse. Bazuar në një ligj të vitit 2009, qeveria dhe Komuniteti Mysliman vendosin një marrëveshje bashkëpunimi të ndërsjelltë. Ndër të tjera, në Nenin 3, ky ligj parashikon: Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të njohë dhe të garantojë reagimet dhe veprimet e vetë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ndaj deformimeve, prirjeve ekstremizuese, apo çdo shfaqjeje tjetër ashpërsie në mjediset e besimtarëve të vet. Për të gjitha rastet e kësaj natyre, Komuniteti Mysliman, njofton organet përkatëse. Me anë të kësaj marrëveshjeje, palët angazhohen në sigurimin e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes, dhe të fesë. Kjo liri nuk mund të bëhet objekt i kufizimeve të tjera nga ato që, të parashikuara me ligj, përbëjnë masat e nevojshme në një shoqëri demokratike, për sigurimin publik, për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.
Përmes këtij ligji, shteti arrin të mbajë nën kontroll ato që prej vitesh janë njohur publikisht si rrymat ekstremiste të besimtarëve myslimanë. Zgjedhjet në forumet drejtuese të Komunitetit Mysliman kanë prodhuar gjithmonë konflikte të ashpra mes dy grupeve dhe në fund, janë ata më të vjetrit që triumfojnë, pikërisht me ndërhyrjen e organeve përkatëse. Për të frenuar marrjen e drejtimit të komunitetit mysliman nga të rinjtë, të shkolluar kryesisht në shkollat fetare saudite apo vendeve të tjera arabe, shteti ka vendosur pikërisht këtë marrëveshje bashkëpunimi me Komunitetin Mysliman.
Por imami i përjashtuar me vendim gjykate thotë se ky ligj po shpërdorohet nga drejtuyesit e Komunitetiti Mysliman për të sunduar këtë institucion.
Në emër të këtij ligji, dhe duke përfituar nga kjo gjë, sa herë ka një mendim ndryshe, një propozim, një zë të ri, është bërë një qark i mbyllur në komunitetin mysliman që nuk pranojnë mendim veç të tyrit, dhe menjëherë sapo zërat bëhen shumë, ata përdorin këtë marrëveshje dhe përfundimisht për çdo mosmarrëveshje administrative, drejtues të Komunitetit Mysliman përdorin kartën e radikalizmit islamik për të kontrolluar drejtimin e këtij komuniteti. Pra Komuniteti nuk pranon të ulet dhe të trajtojë apo të dëgjojë palët lidhur me problemet që mund të lindin, mosmarrëveshjet administrative, apo çështje të tjera, por i bie shkurt njofton policinë sikur ka radikalë dhe shteti ndërhyn përmes mekanizmave të tij.
Lulzim Plloci është 31 vjeç, me origjinë nga Bulqiza dhe me banim te Tiranë. Jam i martuar dhe jam përgatitur si imam hatib gjatë 1999-2001 në shkollën e Bulqizës. Jam emëruar në detyrën e imamit në xhaminë e Medresesë më janar 2002- tregon ai. Ai tregon për gazetën IDEA historinë e konfliktit me komunitetin mysliman.
Pyetje: Kur kanë nisur përplasjet mes jush dhe Komunitetit Mysliman?
Më 23 Shkurt të këtij viti është marrë një vendim nga Komuniteti Mysliman që të lirohen nga detyra dhe të vihen në dispozicion të komunitetit, unë si imam dhe dhe ligjëruesi i xhamisë.
Me çfarë motivimi?
Fillimisht nuk u dha asnjë motiv, ose më saktë fillimisht ky vendim iu komunikua gojarisht shokut tim, ligjëruesit të xhamisë. Ia kanë thënë nënkryetari, kancelari dhe kryetari Selim Muça. Pra, sipas këtij vendimi, ne viheshim në dispozicion të komunitetit. Kolegu ka kërkuar arsyet se përse? Ata i kanë thënë se në vitin 2005, komuniteti mysliman ka bërë një marrëveshje me fondacionin SEMA, ku sipas tyre xhamia, si xhami praktike, është në shërbim të shkollës dhe të besimtarëve dhe imami emërohet nga komunisteti mysliman. Sipas tyre, xhamija do të kalojë nën administrim të shkollës dhe imami i ri do të kryente 3 funksione, mësues besimi, imam xhami dhe hatib. Ligjeruesi erdhi dhe na vuri në dijeni për këtë vendim, ndërkohë që për këë vendim duhej të ishte marrë pikësëpari edhe mendimi i këshillit të xhamisë ku ne ishim. Duke mos dashur të hapet konflikt, këshilli i xhamisë mori kontakt me nënkryetarin Ali Zaimi duke i paraqitur shqetësimin se si ishte e mundur të merrej një vendim për largimin e dy personave dhe emërimin e një imami tjetër, kur për këtë gjë duhej të behej pjese e vendimmarrjes edhe këshilli.
Më tej çfarë ndodhi?
Më datën 27, të hënën pasdite, rreth orës 17 e pak, erdhën në xhami përfaqësues të komunitetit mysliman, kryetari dhe të tjerët dhe njoftuan vendimin.
Me çfarë arsyetimi ishte vendimi?
Fjalë për fjalë: Lirohesh nga detyra dhe vihesh në dispozicion. Lirimi ishte fare pa motiv.
Si përfundove në gjykatë?
Eshtë shumë e gjatë për tu spjeguar. Pra nga çështje administrative unë përfunova person nën hetim nga prokuroria. Kur erdhi imami i ri, besimtarët të cilët janë mbi 1000 persona, bënë një kërkesë ku thonin që faljet të mos ti drejtonte imami i ri. Kur erdhi imami i ri, besimtarët e refuzuan. Unë u denoncova në komisariatin numër katër, fjalë për fjalë si uzurpues dhe ndalues i imamit të ri, sikur e kisha ndaluar unë të mos kryente detyrën, sikur isha unë që i kisha nxitur besimtarët të mos e pranonin atë.
Rrealisht ka ndodhur diçka e tillë?
Jo aspak. Besimtarët kanë refuzuar vetë, ata kanë thënë se për faktin që nuk u mor parasysh mendimi i tyre, sygjerimet e tyre, nuk e pranojmë imamin e ri të na drejtojë në falje.
Dhe gjatë këtyre faljeve ndodhi ndonjë incident?
Jo, ishin tendencat e imamit të ri për të marrë patjetër detyrën, ai tha jam imami i ri, po keni ankesa drejtohuni tek komuniteti mysliman.
A ke dyshime pse ka ndodhur ky qëndrim i komunitetit myslyman?
Ka dy anë. Një sipërfaqësore që e motivojnë me të drejtën e K.M. për të emëruar dhe shkarkuar, dhe e dyta, këtë të dytën nuk e marr vesh. sepse unë skam patur asnjë problem, as në shkollë dhe as me besimtarët.
A egzitston një përplasje mes rrymash në komunitetit mysliman?
Jo, nuk egziston.
Gjatë hetimeve, pasi ju u denoncuat për ndalim të imamit të ri, ju jeni thirrur edhe nga antiterrori për ty pyetur. Përse?
Sepse kryetari i komunistetit mysliman, në emër të institucionit, krahas akuzave që më adresoi sikur unë isha uzurpues i xhamisë, kishte përfshirë edhe një akuzë tjetër, ku thuhej se situata në Xhaminë e Medresesë po përdorej nga grupet fetare radikale dhe ekstremiste, siç ishte shoqata fetare Ardhmeria, pjesë e të cilës jam edhe unë.
Ku e shikonte egzistencën e rrymave radikale?