Tropojë, pranga dy shtetasve për drogë dhe armë

Në pranga përfunduan shtetasit Drilon Gjonaj, 24-vjeç dhe Kristjan Ulndreaj 31-vjeç, banor të fshatin Gjonpepaj, Komuna Lekbibaj, Tropojë.
Zëdhënësi i policisë së Kukësit, Mirjan Hoxha, sqaroi se arrestimi i shtetasit Drilon Gjonaj, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik kallashnikov, 1 (një) pushkë mod 63, një granate defensive, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh mod 56.
Ndërsa, arrestimi i shtetasit Kristjan Ulndreaj u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjetën dhe ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 200 fidanë bimë, e cila dyshohet të jetë kanabis sativa. Materialet do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tropojë, për veprat penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” si dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”. /Start/
2012-05-25 11:06