Presidenti Topi uron myslimanët me rastin e Bajramit
Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se në këtë mesazh Presidenti Topi, duke iu uruar festën e Fiter Bajramit besimtarëve myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen, shpreh dëshirën "të jem pranë jush, pranë çdo familjeje e vatre shqiptare, për ta ndarë së bashku vlerat e rralla njerëzore të mirësisë dhe dashurisë, ndershmërisë dhe tolerancës, ndihmës dhe sakrificës për të gjithë njerëzit në nevojë".
"Harmonia dhe toleranca, përjetimi së bashku i festave të njërit-tjetrit dhe adhurimi për të Plotfuqishmin përbëjnë visaret e pashembullta të bashkëjetesës fetare të kombit tonë, virtyte, që ne i kemi trashëguar brez pas brezi ndër shekujt nga të parët tanë dhe me të cilat do të pasurojmë edhe mozaikun e vlerave të familjes së përbashkët evropiane ku synojmë të hymë së shpejti", thuhet në mesazhin e Presidentit të Republikës për besimtarët myslimanë.