E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti i studentëve shqiptarë në Austri reagon në prag zgjedhjesh

Autori i Lajmit: red.
MJAFT! Ky slogan që dikur ishte pjesë e grafiteve të Tiranës, sot në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri i dedikohet vetëm një njeriu, atij që vetë e shpiku, Erion Veliajt.
Në njërën nga deklaratat e fundit për media, Veliaj foli edhe në emrin tonë, duke mos pasur asnjë lloj autorizimi nga Komuniteti i Studentëve Shqiptarë në Austri.
Ne dy shoqatat kryesore të studentëve shqiptarë në Austri, “Rinia” dhe “Sociatas Albania” i themi MJAFT Veliajt.
Mjaft me sloganet e tij politike, nëpërmes të cilave Veliaj ia faturon vetes rolin e përfaqësuesit të rinisë shqiptare. Ai merr guximin dhe kërkon llogari në emrin tonë, por e vërteta është që ne studentët shqiptarë në Austri jemi përtej ideologjisë dhe ofertës së tij politike.
Për të gjithë studentët është privilegj kur takohen me çdo politikan shqiptar. Veçanërisht me Fatos Nanon, i cili ka qenë katër herë kryeministër i vendit. Pvaraësisht bindjeve politike, eksperienca dhe këshillat e Nanos, janë një përfitim i madh për të ardhmen tonë.
Kur Veliaj ka ardhur në Vjenë nuk ka shprehur interesin të takohet me studentë shqiptarë dhe të qajë hallet me ne, por ka preferuar që me miqtë e tij të cilët ndoshta ndan shije të veçanta të frekuentojë paradat dhe klubet e homoseksulaëve.
Prandaj sqarojmë edhe njëherë se Veliajn, asnjëherë nuk e kemi autorizuar të flasë në emër tonin. Studentët shqiptarë në Vjenë nuk identifikohen me ideologjinë politike të Veliajt. Para se ai të paragjykojë se përfaqëson rininë shqiptare, është mirë të presë 28 qershorin.
Nuk mjafton që të jesh i ri në moshë pë të përfaqësuar rininë, aq më pak për të folur në emër të saj. Rinia shqiptare dëshiron ndryshimin, të cilin Veliaj nuk mund të na e sjellë. Prandaj i themi MJAFT!

Ky lajm është publikuar: 26/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›