Gjykata e Lartë bllokon Prokurorinë për Bashën
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Durrës-Kukës”
Gjykata e Lartë i ka bërë bllokadë të fortë Prokurorisë për të rihapur dosjen “Durrës-Kukës”. Ka kaluar një muaj dhe vendimi ende nuk është shpallur. Pak pas përfundimit të seancës gjyqësore burimet zyrtare nga Gjykata e Lartë pohuan se ky vendim do të shpallej vetëm tri ditë më vonë, por akoma nuk është bërë një veprim i tillë. Burimet zyrtare kanë pohuar dje se vendimi për rekursin e Prokurorisë nuk është shpallur, por pritet që të shpallet së shpejti. Nga ana tjetër, burimet konfidenciale kanë bërë me dije se ka gjasa që ky vendim të shpallet me shumë vonesë për shkak të problemeve që do të hapë në këtë pragfushate zgjedhore si dhe në kohën kur vëmendja është përqendruar në përurimin e përfundimit të punimeve. Sipas po të njëjtave burime, mësohet se ky vendim ka ngecur për shkak se dy anëtarë të atij Kolegji Penal nuk e kanë argumentuar ende qëndrimin e tyre. Bëhet fjalë për dy gjyqtarë, të cilët përbënin pakicën dhe vendosën kundër rrëzimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit. Tashmë gjykata është e detyruar që të presë edhe argumentimin e qëndrimit të dy gjyqtarëve dhe më pas të bëjë shpalljen e vendimit.
Bllokimi
Mosshpallja e vendimit përbën një problem tepër të madh për organin e akuzës. Prokuroria nuk mund të dorëzojë dot kërkesën për shqyrtimin e vendimit, nëse vendimi nuk shpallet dhe një kopje t u vihet në dispozicion palëve. Organi i akuzës po bën kohë që ka përfunduar kërkesën për shqyrtimin e vendimit të dhënë për pushimin e gjykimit të Lulzim Bashës, por ajo do të mbetet në duart e prokurorëve deri në momentin që nga Gjykata e Lartë do të ndizet drita jeshile për dorëzimin e kërkesës. Prokuroria do të kërkojë shqyrtimin e vendimit për pezullimin e gjykimit, pasi një tjetër Kolegj Penal pranë kësaj gjykate e ka cilësuar si të vlefshme kërkesën për gjykim dhe aktet e komunikimit të akuzës ministrit Lulzim Basha. Gjykata e Lartë do të përzgjedhë një Kolegj Penal për të shqyrtuar kërkesën dhe do të përcaktohet data se kur do të bëhet shqyrtimi. Sipas parashikimit ligjor, kërkesa shqyrtohet kryesisht pa praninë e palëve. Ky Kolegj do të vendosë nëse Lulzim Basha duhet të gjykohet apo çështja do të mbyllet përfundimisht. Kjo është mundësia e fundit për Prokurorinë që të finalizojë hetimet njëvjeçare për abuzimet në ndërtimin e segmentit rrugor Durrës-Kukës.
Rekursi
Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e dy vendimeve për Bashën, të dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit. Dy vendimet e mëparshme, që u cilësuan të jashtëligjshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën, janë respektivisht vendimi numër 1623 i dhënë nga gjyqtarja Fatmira Hajdari dhe vendimi numër 21 i dhënë nga treshja e Gjykatës së Apelit. Këto dy vendime që, sipas Gjykatës së Lartë, janë të jashtëligjshme, “zhveshën” ministrin Basha nga akuzat dhe për pasojë u cilësua si e pavlefshme edhe kërkesa për gjykim. Gjykata është shprehur se Lulzim Basha mund të kthejë në Prokurori për t u njohur me akuzat nëse do të ishte e nevojshme dhe jo procesi i gjykimit të mbyllej. Për këtë çështje, gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Fatmira Hajdari, vendosi: Pranimin e kërkesës me Nr. 1623 Akti, të datës 26.11.2008 duke bërë deklarimin e pavlefshëm të akteve procedurale, gjatë hetimeve paraprake si: a) Fletëthirrjen e datës 24.11.2008, me nr.1048/74 Prot, të prokurorit pranë zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme. Deklarimin e pavlefshëm të aktnjoftimit të akuzës, të datës 27.11.2008, të prokurorit pranë zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe pavlefshmërinë e akteve të mëpasme të ndërmarra nga Prokuroria, që varen nga aktet e deklaruara të pavlefshme. Pas këtij vendimi, Prokuroria apeloi, por edhe Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e dhënë nga gjyqtarja Hajdari.
Gjykata e Lartë pushoi gjykimin
Kolegji Penal, i kryesuar nga relatori Spiro Spiro, vendosi që të mos pranojë kërkesën e Prokurorisë për gjykimin e ish-ministrit të Transporteve, aktualisht ministër i Jashtëm, Lulzim Basha, pasi sipas Gjykatës, Prokuroria ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas vendimit të gjykatës për pushimin e çështjes. Sipas argumentimit të këtij Kolegji, kërkesa për gjykim është shqyrtuar pas datës 6 nëntor dhe për këtë arsye kjo kërkesë është e jashtëligjshme. Gjithashtu, Prokuroria ka dërguar dosjen për gjykim ende pa u siguruar që të pandehurit janë njohur me aktet hetimore dhe akuzën e ngritur ndaj tyre. Në argumentim ky kolegj Penal ka theksuar se nuk janë respektuar as dy vendimet e Gjykatave më të ulëta për mbylljen e hetimeve. Por vendimi që i përketë komunikimit të akuzave ndaj ministrit Basha është rrëzuar nga Gjykata e Lartë vetëm pak ditë pasi çështja ishte mbyllur.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009