E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti ndërkombëtar dënon dhunën e forcave qeveritare në Bjellorusi

05-08-2011 / Gazeta 55

Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar arrestimin e kreut të grupit për të drejtat e njeriut në Bjellorusi “Vyasna”. Policia ka kontrolluar apartamentin e Ales Bialackit përpara se ta dërgonte në paraburgim prej 72 orësh, nën akuzat për shkallë të gjerë të evazionit fiskal. Grupi “Vyasna” ka raportuar vazhdimisht për masat e ashpra të policisë kundër protestuesve antiqeveritarë. Ministria e Jashtme e Lituanisë ka dënuar arrestimin e Bialackit, duke thënë se Lituania dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian do të ndërmarrin veprime shtesë për të siguruar lirimin e të burgosurve politikë në Bjellorusi. Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek, u ka bërë thirrje autoriteteve bjelloruse të lirojnë Bialackin dhe të burgosurit e tjerë politikë, që janë “ndaluar padrejtësisht”. Federata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, nënpresident i së cilës është Bialacki, ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›