E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Komuniteti rom do jetë në vëmendje të programit të LSI”

19-04-2011 / Gazeta 55

Kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” në njësinë bashkiake nr. 5, Erisa Xhixho


Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha, së bashku me kandidaten për kryetare e njësisë bashkiake nr. 5, Erisa Xhixho, zhvilluan dje një bashkëbisedim me komunitetin rom në këtë njësi.  Gjatë fjalës së saj kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Erisa Xhixho, u shpreh se komuniteti rom do të jetë në vëmendjen e programit të saj, duke theksuar se “do të jem gjithmonë avokatja juaj për zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve që keni”. “Ashtu sikurse në programin tim parashikoj t’i jap zgjidhje shumë problemeve që ka kjo njësi bashkiake, siç janë problemet e infrastrukturës, kanalizimeve të ujërave të zeza, furnizimit me ujë të pijshëm, mungesës së hapësirave të blerta, etj, unë kam parashikuar t’i japë zgjidhje dhe problemeve me të cilat ju ndesheni çdo ditë”, nënvizoi Xhixho. Ajo tha se, së bashku me Kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, dhe në partneritet të ngushtë me qeverinë, kemi një plan konkret për këtë komunitet për përmirësimin e jetës së tyre, duke investuar në strehimin dhe integritetin e tyre. Sipas Xhixhos, LSI-ja vjen në këto zgjedhje me projektin për të krijuar 11 qendra trajnimi profesionale, ku të rinjtë të mos enden si të pa punë, por duke përvetësuar një profesion, ata të thithen nga tregu i punës, sikurse edhe për këtë komunitet.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›