Komuniteti serb, ure lidhese me Serbine
Ministri i Transporteve te Republikes se Kosoves, Fatmir Limaj, u shpreh dje se komuniteti serb ne Kosove do te na sherbeje si ure lidhese ne marredheniet Kosove-Serbi. Limaj shprehu interesimin e qeverise se Kosoves per nje fryme bashkepunimi me palen serbe. "Kosova do te punoje ne menyre te pandalshme qe duke shfrytezuar komunitetin serb ne Kosove, ai te sherbeje si ure lidhese ne marredheniet Kosove-Serbi. Askush me mire se kosovaret nuk e dine se cdo te thote te jesh i shtypur. Ne si shtet i ri nuk do te lejojme ne asnje menyre qe qytetari yne, pavaresisht perkatesise se tyre etnike, te ndihet qytetar i shtypur. Ne e dime mire se sa me shume t'i japim liri pakicave, aq me e sigurte, me e madhe dhe me e perjetshme eshte liria jone", deklaroi ne Tirane, ministri kosovar, Limaj.
Duke folur per rritjen e bashkepunimit mes Shqiperise dhe Kosoves, nen driten e zhvillimeve te fundit, ai u ndal tek rruga Kosove-Prishtine, te cilen e vleresoi si nje "rast historik dhe ure lidhese mes dy vendeve". "Kjo veper qe deri pak kohesh dukej utopi, sot eshte nje bosht qendror i nje hapesire te gjere shqiptare dhe mund te konsiderohet nje arterie jetike ne zhvillimin e dy vendeve. Pa asnje pike dyshimi ndertimi i saj eshte nje arritje e madhe dhe nje kryeveper historike me rendesi te perjetshme per tregtine e vendeve te rajonit", tha ministri Limaj. Ai vleresoi se "investimet ne kete rruge jane investime strategjike me impakte ne rritjen e nivelit social, te zgjerimit dhe bashkepunimit te tregut ekonomik mes Shqiperise e Kosoves".